• |
ide | kryesore

“The Economist”: Shifrat e frikshme, deri 2050 Shqipëria do mpaket me 26%

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



“Po plaken, po vdesin, po largohen”. Kështu titullohet një artikull i fundit i revistës së njohur The Economist, ku trajtohet fenomeni i tkurrjes së popullsisë së vendeve të Ballkanit.

“Problemet e shumta të rajonit i shtyjnë njerëzit e rinj, të talentuar të largohen. Por ato nuk do të arrijnë të kapin pjesën tjetër të Evropës pa njerëz të rinj, të talentuar, që do të gjeneronin prosperitet. Në të gjithë Ballkanin, popullsitë po zvogëlohen dhe plaken, dhe nëse situata nuk ndryshon edhe më shumë do të largohen”, shkruhet në artikull.

Në grafikun e paraqitur nga The Economist, për Shqipërinë parashikohet që popullsia do të reduktohet me 26% deri në vitin 2050, në krahasim me vitin 1989. Kjo është tkurrja më e madhe në Ballkan, me përjashtim të Bosnjës (-37%)-. Sipas grafikut, reduktimin më të ulët do e ketë Mali i Zi, me 3% dhe Kosova, me 11% (shih grafikun në fund).

Shqipëria po shuhet/ Rënie alarmante e numrit të lindjeve

Ndonëse është e vështirë të masësh emigracionin, The Economist thotë se të dhënat që janë në dispozicion japin një pamje të qartë. Popullsia e çdo vendi ballkanik po zvogëlohet për shkak të emigrimit dhe lindshmërisë së ulët. Në të kaluarën, popullsia u rrit përsëri pas valëve të emigrimit, pasi shumë gra kishin gjashtë fëmijë. Tani pak kanë më shumë se një. Serbia mund të ketë më shumë pensionistë sesa njerëz në moshë pune deri vitin e ardhshëm.

Në afat të shkurtër qeveritë nuk e kanë problem emigrimin sepse ul papunësinë dhe rrit dërgesat nga jashtë. Por, në planin afatgjatë, thotë Vladimir Nikitovic, demograf serb, është “katastrofike”. Rreth 50,000 njerëz largohen nga Serbia çdo vit. Nga ata që kthehen, rreth 10,000 janë pensionistë që kanë kaluar jetën e tyre të punës në Perëndim. Fëmijët e tyre nuk do t’i ndjekin nga pas.

Rajoni ka disa nga nivelet më të ulëta të lindshmërisë në botë. Gratë boshnjake kanë mesatarisht 1.3 fëmijë dhe kroatë 1.4 (Shqipëria e ka këtë tregues 1.37-shënim i Monitor). Kosova, me një moshë mesatare 29 vjeç, ka popullsinë më të re të rajonit, por shkalla e pjellorisë së saj prej 2.0 (vetëm nën shkallën e zëvendësimit) ka rënë gjithashtu për vite me radhë. Diku tjetër, normat janë të ngjashme me ato të vendeve të Evropës Perëndimore. Por për shkak se Ballkani pothuajse nuk pret emigrantë taksapagues, paratë për pensionistët janë të pakta.

Efektet e tkurrjes së popullsisë janë të ashpra. Kombinimi i emigrimit të shpejtë, pjellorisë së ulët dhe imigracionit të lartë prodhon rezultatin më të keq të imagjinueshëm, thotë Kresimir Ivanda, demograf kroat. Greqia, Italia dhe Spanja kanë shkallë të ulët të lindjeve, por tërheqin shumë emigrantë. Në Poloni, më shumë se 1 milion ukrainas kanë mbushur boshllëqet në tregun e punës të lënë nga emigracioni.

Sigurisht, për qytetarët e vendeve të Ballkanit, marrja e pagave më të larta jashtë vendit është një përfitim. Remus Gabriel Anghel, një demograf në Rumani, thotë se përvojat e migrimit të 15 viteve të kaluara kanë qenë gjithashtu një lëvizje e ndryshimeve shoqërore. Më parë, njerëzit thjesht donin të plotësonin nevojat e tyre; tani ata që kanë jetuar në Evropën perëndimore kërkojnë shkolla, spitale dhe shërbime më të mira. Kjo, thotë zoti Anghel, është diçka që qeveria “nuk e kupton vërtet”, shkruan The Economist.

Monitor.al

 



5 Comments

  1. Nuk ka gje…pasuria qe u perqendrua ne duart e komunistave do te rri ne duart e komunistave. Ne kete menyre nuk do kete as konkurrence.

    Nderkohe do e shesim si nje periudhe e veshtire qe kaloi shqiperia ( njelloje si ajo e depresionit ne amerike ), POR, njekohesisht do te shellim edye emigrante sa per “inclusivity”dhe “diversitet” .

    Nuk mesuan kaqolat e majte…prap

  2. rendesi ka qe politikanet 30 vjecar mos tju gjej gje as atyre dhe familjeve te tyre miliardere,,,, per popullin vari karin kush e rru

  3. Ka menduar lideri global edhe per kete gje. Do sjelli afrikane, siriane, iraniane e senegalez dhe do ja fusim europes do kemi rritjen me te madhe te popullsis. Por vetem se do quhemi popull byth zi.

  4. ‘The Economist’ na e ka ngrene hakun. Kemi qe tani ne 2020 ate 26% plakje nga 1989, pra jemi 30 vite para afatit. Sidomos vitet e Rilindjes kane qene vitet e ikjes masive nga Shqiperia qe (s)duam kryesisht te rinise. Duket nuk kane durim te presin sa te Rilinde Rama…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *