• |
ide | kryesore

Babai i Icardit vë gishtin në plagë: poston një foto që tërbon tifozët e Inter

-Instant, Sport



Inter i Antonio Conte ka humbur kundër Sevilla në finalen e Europa League. Një humbje e hidhur sidomos për tifozët që, pas 10 vjetësh, ëndërronin një trofe. Pikërisht tifozët interistë nuk e kanë marrë mirë foton e postuar nga babai i Mauro Icardi, Juan. Argjentinasi ka zgjedhur të ndajë në rrjetet sociale, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së humbur nga zikaltrit, një foto të Mauros që i ka tërbuar tifozët.

Një shprehje e ish-sulmuesit të Inter që duket sikur bën ironi mbi rezultatin e Inter e që ka rizgjuar debatin e fortë për largimin e sulmuesit nga Milano zikaltër. Tifozët kanë komentuar me tërbim në rrjetet sociale dhe e kanë përcaktuar gjetjen e Juan Icardi si një “mungesë respekti”. Postimi ka marrë edhe pëlqimin e mamasë së Wanda Nara, Nora Colosimo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *