• |
ide | kryesore

Bie nga skela duke punuar, humb jetën shqiptari në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shqiptar ka humbur jetën gjatë punës në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në Udine teksa mësohet se 50-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka rënë nga një skelë.

Mësohet se shqiptari kishte shkuar tek një i afërm i tij për ta ndihmuar në lyerjen e mureve të një ndërtese. Por kjo rezultoi tragjike për të, pasi për arsye ende të paqarta ai ra nga skela. Përplasja ishte shumë e fortë për të.

Edhe mjekët që shkuan në vendngjarje thanë se ai humbi jetën direkt pas rënies.

Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *