• |
ide | kryesore

Conte, fjalë lamtumire nga Inter: “Ide të ndryshme, mendoj për familjen”

-Instant, Sport



Lënë shumë pak vend për interpretime fjalët e thëna nga Antonio Conte pas finales së humbur të Europa League: vështirë se do të jetë në pankinën e Inter sezonin e ardhshëm. Vendimi do të merret pas ndonjë dite, me mendje të qetë, por tekniku ishte i qartë: “Ka vizione të ndryshme: nuk më kanë pëlqyer disa situata e për gjithcka ka një kufi. Falenderoj sidoqoftë ata që më dhanë mundësinë të drejtoj Inter, ja vlejti. Përshendetje të gjithëve…”.

Conte, pas një dufi të shfryrë ndonjë javë më parë, ka goditur sërisht në shenjë: “Do të takohemi pas dy tre ditëshnë Milano e do të marrim vendimin më të mirë për Inter, me apo pa mua”. Tekniku ka vazhduar me fjalë që janë vecse paralajmëruese të një divorci të menduar: “Nuk ka asnjë mëri me drejtuesit, por thjesht vizione të ndryshme. Ky sezon ishte i vështirë e pati situata që nuk më pëlqyen. Tani ca ditë pushim, pastaj të shohim”. Por ajo që kuptohet është se pas ca ditësh, me Marotta e Zhang do të flitet për daljen e mirë e jo merkaton.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *