• |
ide | kryesore

“Fenomeni” në karantinë për koronavirus: Ronaldo ka qenë në kontakt me një të infektuar

-Instant, Sport



Ish-futbollisti brazilian Ronaldo, fitues i dy Botërorëve me Brazilin në Shtetet e Bashkuara në 1994 e në Japoni e Kore në 2002, sipas medias braziliane, mund të jetë infektuar me koronavirus dhe ndodhet i karantinuar bashkë me familjen e tij në Spanjë, pasi ka qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv ndaj Koronavirus.

Në fakt, gjithnjë sipas mediave në Brazil, Ronaldo ka kryer tamponin e parë dhe ka rezultuar negativ, por sipas protokollit në Spanjë duhet të qendrojë në karantinë. “Gjatë kësaj jave kam marrë lajmin se një person, me të cilin unë e familja ime kemi patur kontakt, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 e menjëherë i jemi nënshtruar testeve që dolën negative, por për kujdes duhet të qendrojmë në autoizolim” ka shkruar në rrjetet sociale Fenomeni.

Ish-kampioni brazilian, tashmë presidenti i Valladolid në Spanjë, do të humbasë kështu finalen e Champions League, ku Bayern Mynih do të luajë kundër Paris Saint Germain.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *