• |
ide | kryesore

FOTO/ Mbylli gjithë stadiumet e botës nga virusi: në Kinë kthehen tifozët

-Instant, Sport



Ishte në fakt hera e parë me publik në një stadium kinez pas pandemisë. U zhvillua në Suzhou, ku luan një nga dy grupet në të cilat janë organizuar skuadrat për finalen e kampionatit. Prezentë në tribunë kanë qenë tifozë të të dy skuadrave, natyrisht të distancuar. Gouan kaloi në avantazh në të 14′ me Cédric Bakambu, ndërsa në të 27′ erdhi barazimi i Wang Shenchao përpara se Oscar të shënonte golin vendimtar në të 76′.

Rregullat e Super League për rikthimin në stadium përcaktojnë detyrimin e maskës, por në realitet tifozët e kanë mbajtur të ulur në momentin që u siguruan për distancën korrekte në tribunë. Tifozët prezentë në Suzhou kanë qenë rreth 2000, për herë të parë që nga rinisja e kampionatit në 25 korrik.

Braziliani Oscar festoi golin vendimtar 2-1: por nuk është goli i ish-mesfushorit të Chelsea që do ta fusë ndeshjen mes Sipg të Shanghai e Guoan të Pekinit në histori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *