• |
ide | kryesore

FOTO/ Nations League 2021, zbulohet topi me të cilin do të luajë Shqipëria

-Instant, Sport



Portali i njohur FootyHeadlines ka zbuluar imazhet e para të atij që do të jetë topi zyrtar i Nations League 2021, turne që do të nisë në shtator të këtij viti. I prodhuar nga Adidas, topi ka bazën të bardhë e disa ngjyra të manifestimit: argjend, e kuqe, e verdhë, blu e jeshil. Shumë shpejt topi do të dalë në shitje e do të kushtojë 150 euro.

Pikërisht me një top të tillë do të luajë Shqipëria në kompeticionin ku do të kërkojë të kthehet edhe njëherë në finalet e kampionatit europian. Kuqezinjtë janë në grup me Bjellorusinë, me të cilët do të ndeshen të parët në 4 shtator në transfertë, Lituaninë, me të cilët ndeshjen e parë do ta luajnë në Air Albania tre ditë më pas dhe Kazakistanin, me të cilët do të sfidohen sërisht jashtë fushe në 11 tetor.

Fushata e kuqezinjve në Nation League do të mbyllet po kundër Bjellorusisë në 18 nëntor në Air Albania.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *