• |
ide | kryesore

Habit Monika Kryemadhi: Nuk e njoh Covid, kush beson në Zot jeton i lumtur pa Covid

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë sot në pelegrinazhin që zhvillohet në Malin e Tomorrit. E shoqëruar nga të dy vajzat, Bora dhe Era, Kryemadhi ka kryer ritin e faljes tek varret e dervishëve të teqes së Abaz Aliut dhe ka dhënë edhe një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët.

Por ajo që habiti në deklaratën e Kryemadhit, është deklarata e saj për të mos besuar në pandeminë e COVID-19, kur tha se nuk e njeh virusin.

“Dua t’ju uroj të gjithë besimtarëve bektashinjë dhe të gjithë popullin shqiptar që gjithë ajo mbarësi që Abaz Aliu të rikthehet dhe njëherë për t’ju sjellë shqiptarëve më shumë begati, më shumë punësim, një jetë më të qetë, dhe garanci për fëmijët. Për të ruajtur familjen që është e shenjtë. Zoti i ndihmoftë shqiptarët. Unë nuk e njoh COVID. Kush beson në Zot, do të jetojë i lumtur pa COVID.”, -tha Kryemadhi për mediat në dalje të teqes, duke forcuar thëniet e bëra disa muaj më parë, që shqiptarët janë imunë nga virusi, sepse pine raki dhe hanë hudhra.



11 Comments

    1. GOCA E FATIMESEDHE RAMAZANIT QE SOT BENE MURGESHEN. KU KANE DIN E IMAN KETO LOJ BUÇESH . PASYAJ HAJT E VOTOJI KETO SOJ KURVASH , KETO MOHOJNE ZOTIN DHE JO ME MEKATARET .

  1. si ka mundesi qe jan kaq robqira gjith keta politkanet tane, si ka mundesi qe jan kaq gjakpirsa, kan gjarprinjt, e kan zemren e zeze nga leku qe kan vjedhur e te keqijat qe kan shkaktuar, rrac e keqe,, u shofshin me gjith familje te gjith politikant, i vrafte zoti

  2. Zonja Kryemadhi dhe zoti Lulzim Basha do e udheheqin opozititen drejt nji fitore te sigurte.Sali Birisha do bohet edhe nji here president i vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *