• |
ide | kryesore

MotoGP, Marquez rrezikon ta humbasë titullin pa e mbrojtur: piloti jashtë edhe për 2-3 muaj

-Instant, Sport



MotoGP duhet të bëjë akoma pa Marc Marquez. Tetë herë kampioni i botës do të jetë i detyruar të humbasë të tjera gara pas ndërhyrjes së dyfishtë kirurgjikale në krahun e djathtë të frakturuar si pasojë e rrëzimit në GP e parë sezonale në Jerez. Nga Honda kanë bërë të ditur se për Marquez “objektivi është të kthehet në motor kur krahu të jetë shëruar plotësisht”. Për spanjollin parashikohen ende 2-3 muaj stop.

Në listën e GP të humbur nga Marquez do të shtohen edhe Misano, me përsëritjen e parashikuar në fundjavën e 11-13 shtatorit e pastaj 18-20 shtator, ashtu si ajo e Barcelonës. Nga ana e skuderisë japoneze nuk jepen data të sigurta për rikthimin në pistë, por idea është për ta parë spanjollin në motor vetëm kur të jetë plotësisht i rikuperuar.

“Është folur shumë për rikuperimin e Marc e për data, por nda dita e parë, pas operacionit të dytë, kemi thënë gjithnjë se objektivi i vetëm është që ai të kthehet në 100%” ka shpjeguar Alberto Puig, team manager i Hondas. “Nuk e kemi me nxitim – ka thënë ai – kur Marc të jetë në gjendje të kthehet të garojë atëherë do të mendojmë për objektivin e ardhshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *