• |
ide | kryesore

Premier League, Arsenal prezanton Salahun e gabuar

-Instant, Sport



Në Premier League edhe Arsenal do të ketë Salahun e tij. Natyrisht jo Mohamed, qendërsulmuesin e Liverpool, por Eddine Oulad M’Hand, 17 vjecarin organizator marrë me parametër zero nga Feyenoord.

Ashtu si lexohet në faqen zyrtare të Arsenal e nga kanalet sociale të klubit, Gunners kanë komunikuar mbërritjen në Londër të Eddine Oulad M’Hand i njohur si Salah. Djaloshi ka firmosur një kontratë profesionisti e do të përfshihet në formacionin e të rinjve të anglezëve.

Do ti takojë tani teknikut Arteta të kuptojnë nëse djaloshi 17 vjecar do të ketë kapacitetin për tu bërë si (ose gati) dashi i tij tek Liverpool. Në kampin e Arsenal, natyrisht, shpresojnë … Ndërkohë, Mohamed Salah i vërtetë do të qendrojë me fanellën e Reds e ndoshta një ditë do të gjendet ballë përballë pikërisht kundër tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *