• |
ide | kryesore

Presidenti i Inter i tregon daljen Contes: “E ardhmja për tu planifikuar”

-Instant, Sport



Presidenti i Inter Steven Zhang pas humbjes në finalen e Europa League ka bërë bilancin e sezonit, që u mbyll aspak si mendonte ai. E megjithëse në mendimet e Zhang konsiderata është pozitive, kjo nuk do të thotë se Antonio Conte do të vazhdojë të jetë e sigurtë trajneri i Inter edhe në sezonin e ardhshëm.

Fjalët e teknikut që paralajmëruan largimin, përforcohen nga qendrimi i Zhang që ka dribluar pyetjen, por nuk e mohoi. “Tekniku e stafi i tij kanë bërë një punë të madhe. Si kam thënë më parë, do të pushojmë pastaj do të mendojmë për të ardhmen e do ta planifikojmë”.

Për sa i përket sezonit, me vendin e dytë në kampionat e finalen e humbur të Europa League, Zhang ka theksuar: “Besoj se është shumë pozitive, jemi në një rrugëtim që na lejoi të luftonim për finalen e Europa League e vite më parë mund vetëm ta imagjinonim. Të gjithë ne, brenda e jashtë fushës, po bëjmë një punë të shkëqlyer. Natyrisht të fitosh apo humbësh bën pjesë e lojës, por të arrish në finale na bën optimistë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *