• |
ide | kryesore

Sherri me 4 të plagosur në Ersekë, policia jep detaje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka zbardhur detaje të reja në lidhje me përleshjen e ndodhur në Ersekë, ku janë plagosur 3 persona dhe një grua është përplasur me makinë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Starje, ku janë përfshirë në një sherr disa persona.

Të plagosurit janë dërguar në Spitali e Korçës ku po mjekohen.

Policia: 

Më datë 22.08.2020, rreth orës 19:30, shërbimet e Komisariatit Kolonjë kanë marrë njoftim se në fshatin Starje, ka ndodhur një konflikt midis shtetasve V. A; B. C dhe H. C., si pasojë e të cilit këta të fundit kanë marrë dëmtime fizike me mjete prerëse dhe më pas shtetasi B. C., ka përplasur me mjetin e tij shtetasen H. C.

Të tre këta shtetas aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Falë veprimeve të shpejta, u bë e mundur identifikimi dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit Kolonjë, e njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasit B. C., me të cilin po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *