• |
ide | kryesore

Vendosi finalen me autogol, në Manchester tallen keq: “Ja Lukaku që njohim!”

-Instant, Sport



Në fund e vendosi Lukaku, edhe pse jo në anën që pritej. Sulmuesi i Inter e shënoi dy herë emrin në tabelën e shënuesve në finalen e Europa League 2019/20, por në një nga dy rastet në anën e gabuar. I tij devijimi në goditjen e Diego Carlos, që i siguroi fitoren andaluzianëve. Një befasi duke qenë se ishte belgu që hapi serinë e golave për Inter duke i bërë tifozët të ëndërrojnë. Por që tani duhet të durojnë talljet… që vijnë nga Manchester United.

Si parashikohej, në rrjetet sociale shpërthyen frazat e romuzet. Terrori se ish-qendërsulmuesi i tyre do fitonte trofeun si protagonist, ndër të tjerat duke mundur skuadrën që i eleminoi më gjysëmfinale, u shua kur Lukaku, golin numër 35 që do ti jepte rekordin e Ronaldos, e shënoi në portën e gabuar. “Lukaku shënoi si Ole në finale, sa keq që ishte në portën e gabuar”, ngacmon i pari, duke krahasuar devijimin vendimtar të belgut me atë të Solskjaer që në 1999 i dhuroi United trofeun e Champions kundër Bayern. Dikush është edhe më i keq: “më në fund, kontrolli i parë i Lukakut që vlen golin”, duke evidentuar teknikën bazë të qendërsulmuesit, një nga motivet që në Manchester e kritikonin. Fraza më pickuese? “Ja Lukaku që njoh”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *