• |
ide | kryesore

Aksident në Pogradec, plagoset shoferi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident u shënua pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Mëmlisht tek kryqëzimi i njohur si rruga e Çervenakës.

Dy mjete janë përfshirë në një përplasje të fortë e krahas dëmeve të shumta materiale ka shkaktuar edhe plagosjen e njeriut prej drejtuesve të mjetit (Ford) i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve me plagë të shumta në trup.

Dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve, pas përplasjes kokë më kokë mjeti tip Ford ka kaluar trafikndarësen duke përfunduar në derën e një dyqani.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe ngriti grupin hetimor për zbardhjen e rrethanave të aksidentit i cili mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda referuar përplasjes që kish ndodhur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *