• |
ide | kryesore

Conte tek Inter vendoset të martën: Zhang ka gati Allegrin

-Instant, Sport



Të martën do të jetë dita e takimit të Antonio Conte e Steven Zhang, dita e sqarimit për të ardhmen e teknikut të Inter. Sot shumë gjëra, në mos të gjitha, të cojnë drejt një ndarje. Suning nuk ka ndërmend të paguajë dy vite të tjera rrogë për teknikun, kështu që për shkarkim nuk bëhet fjalë, nëse Conte do të dojë të largohet duhet ta bëjë si i dorëhequr. Mund të diskutohet edhe mundësia e një dalje të mirë, por asgjë më shumë.

Askush, as pronarët e as trajneri, nuk duan ta cojnë cështjen ligjërisht: nëse do të ndodhë ndarja, kjo do të bëhet “pa mërira” si vetë Conte ka nënvizuar pas ndeshjes me Sevilla. Në këtë pikë ka një hapje të lehtë për të vazhduar bashkë: projekti i nisur një vit më parë nuk solli trofe, por ka të gjithë kreditet për tu zhvilluar. Kështu, për të gjitha këto, takimi mes Conte e Zhang do të jetë për jashtë ose brenda.

Suning është gati të vazhdojë në fushatën e përforcimeve: Contes është gati ti ofrojë një merkato të rëndësishme (Tonali, Kumbulla, Emerson, një qendërsulmues të ri e një mesfushor me peshë, përvec Hakimit që ka firmosur). Por drejtuesit duan të kuptojnë cfarë realisht cfarë kërkon tekniku. Por nëse do të jetë lamtumirë, atëherë Max Allegri do të ulet në pankinën zikaltër. E gjitha kjo në kohë të përshpejtuara, sepse kampionati nis pas më pak se një muaji e përgatitjet për dy javë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *