• |
ide | kryesore

Drew Barrymore: Kufoma e gjyshit tim u vodh nga morgu

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi aktorja Drew Barrymore ka konfirmuar gjatë një interviste, historinë sesi  kufoma e gjyshit të saj  John Barrymore u vodh nga morgu nga miqtë e tij.

Edhe pse historia është e popullarizuar, askush nuk ka qenë i sigurt nëse ishte i vërtetë, deri tani kur aktorja e  pohoi. “A është e vërtetë që trupi i gjyshit tuaj u vodh nga morgu nga WC Fields, Errol Flynn dhe Sadakichi Hartmann në mënyrë që ata të mund ta vendosnin kundër një tavoline pokeri dhe të luanin  një lojë të fundit me të?” e pyeti gazetari  Sean Evans aktoren gjatë paraqitjes së saj këtë javë.“Jo vetëm qe po, por ka pasur interpretime kinematike të kësaj,” konfirmoi Drew. “Një film i Blake Edvard i quajtur SOB është thjesht  argëtues për tu parë.”Historia e kufomës së John që ishte vjedhur u tha se kishte frymëzuar filmin e vitit 1989, Weekend at Bernie’s , megjithatë, Drew nuk mund ta konfirmonte atë pjesë të tregimit.“Kam dëgjuar gjëra,” shtoi ajo, “por nuk di të them kurrë nëse është edhe e vërtetë.”Aktorja u shpreh qe do të donte që miqtë e saj  të bënin të njëjtën gjë me kufomën e saj.“Do ta them këtë, shpresoj që miqtë e mi të bëjnë të njëjtën gjë për mua”, tha ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *