• |
ide | kryesore

E RENDE/ Mbytet një fëmijë 9 vjeç në lumin Shkumbin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Kurtaj të Peqinit ku në lumin Shkumbin është gjetur i mbytur një fëmijë.

Policia thotë se ai ka inicialet P.Ç., rreth 9 vjeç banues në këtë fshat.

“Nga hetimi paraprak dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Shkumbin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *