• |
ide | kryesore

I sëmurë nga leuçemia, Mihajlovic tani frikë për jetën: pozitiv me Covid-19

-Instant, Sport



Tekniku i Bolonjës Sinisa Mihajlovic ka rezultuar pozitiv me Covid pas tamponit të kryer sapo është kthyer në qytet nga pushimet në Sardenjë, ku ka qenë bashkë me të shoqen. Lajmin e ka bërë publik vetë shoqëria kuqeblù. Mihajlovic është asimptomatik, por do të mbetet i izoluar për dy javët e ardhshme, ashtu si parashikon protokolli kombëtar. Nesër do të bëhen edhe testet mbi lojtarët dhe bashkëpunëtoret e skuadrës së parë. Rreth një vit më parë tekniku i Bolonjës njoftoi se është i sëmurë nga leucemia dhe i është nënshtruar një transplanti të palcës dhe infektimi me Covid e rrezikon shumë jetën e teknikut serb.

Bolonja, në një komunikatë zyrtare, ka komunikuar pozitivitetin ndaj Covid të teknikut: “Sinisa Mihajlovic, i kthyer të premten në Bolonja, ka kryer tamponin kontrollin për Covid-19 e ka rezultuar pozitiv. Tekniku, që është krejtësisht asimptomatik, do të mbetet në izolim për dy javët e ardhshme, si parashikohet nga protokolli kombëtar. Janë kryer në këto ditë tamponet mbi grupin e skuadrës së të rinjve, që rezultuan të gjithë negativë. Nesër do të kryhen testet mbi lojtarët e bashkëpunëtorët e skuadrës së parë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *