• |
ide | kryesore

Juventus zyrtarizon stafin e Andrea Pirlos: ja njerëzit me të cilët do të punojë

-Instant, Sport



Stafi me të cilin Andra Pirlo do të punojë në aventurën e tij tek Juventus është tani zyrtar. Klubi ka publikuar në fakt në faqen e tij zyrtare, listën e bashkëpunëtorëve të neo-teknikut bardhezi, duke saktësuar se skuadra do të nisë të hënën përgatitjen në Juventus Training Center alla Continassa. Zëvendësi i Pirlos do të jetë Igor Tudor që “përvec se ka mbuluar rolin e trajnerit të dytë në Kombëtaren e Kroacisë – specifikojnë bardhezinjtë në postimin e tyre – ka udhëhequr gjatë viteve Hajdukun e Splitit, Paok Selanik, Karabükspor, Galatasaray e Udinesen.

Tudor, do të ketë në rolin e bashkëpunëtorëve teknikë, Roberto Baronion e Antonio Gagliardi “që – vazhdon komunikata – kanë eksperienca me kombëtaren italiane, i pari në drejtim të Under 19, i dyti si match Analyst i Kombëtares A, e Paolo Bertelli, tek Juventus nga 2011 në 2014, në rolin e Përgjegjësit të Përgatitjes Atletike”.

Kjo është lista e plotë e stafit teknik të skuadrës së parë

Trajner: Andrea Pirlo
Ndihmës trajner: Igor Tudor
Bashkëpunëtor Teknik: Roberto Baronio
Bashkëpunëtor Teknik: Antonio Gagliardi
Përgj. Përgat. Atletike: Paolo Bertelli
Ndihmës Përgatitës Atletik: Andrea Pertusio
Ndihmës Përgatitës Atletik: Enrico Maffei
Përgjegjës Forca & Shkenca e Sportit: Duccio Ferrari Bravo
Bashkëpunëtor i Shkencvës së Sportit: Antonio Gualtieri
Përgatitësi i Portierëve: Claudio Filippi
Ndihmës përgatitësi i portierëve. Portieri: Tommaso Orsini
Përgjegjësi Match Analysis: Riccardo Scirea
Ndihmës Match Analysis: Domenico Vernamonte
Ndihmës Match Analysis: Giuseppe Maiuri



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *