• |
ide | kryesore

Maluma thyen heshtjen për lidhjen e Neymar me Natalia : I uroj vetëm të mira

-Instant, Paparazzi, Slider



Ish e dashura e këngëtarit kolumbian Maluma, Natalia Barulich është e dashura aktuale e futbollistit Neymar.

Dy ditë më parë u shkruajt gjatë në mediat rozë për mënyrën sesi Neymar dhe shokët e tij të skuadrës së PSG u argëtuan duke kënduar refrenin e këngës ‘Hawaii’  këngë e cila ishte një dedikim i Malumës për ish të dashurën e tij Natalia e.Modelja dhe këngëtari  patën një lidhje që zgjati dy vjet.  Sipas mediave, videoja e shpërndarë nga Angel Di Maria ishte një tallje për Malumën dhe “marrëdhënien toksike” për të cilën ai flet në këngë.Gjithashtu mediat shkruajtën që  pas kësaj video këngëtari mbylli llogarinë e tij në Instagram . Pas gjithë këtyre aludimeve Maluma rihapi llogarin e tij pas  30 orësh  duke publikuar një foto përmes të cilës njoftoi se do të futet live në Instagram për të sjaruar të gjithë ngjarjen . Në live, kengetari u shpreh rreth raportit që gëzon me Neymar dhe Natalia duke treguar se i uron vetëm të mira që të dyve. “Mos u  mashtroni nga mediat sociale, absolutisht asgjë nuk ka ndodhur. Nuk e di nëse janë bashkë nuk më intereson sepse të gjithë kanë jetën e tyre, nëse janë të fejuar kjo më bën të ndihem mirë sepse është e drejtë që të gjithë të kenë dashuri në jetën e tyre.Të gjithë ata që krijuan meme janë bastard. Unë nuk kam asnjë problen me Neymar dhe me askënd. Dhe nëse më duhet të zgjidh mosmarrveshje me dikë i telefonoj nga celulari im. Në Kolombi ne përballemi me probleme pa frikë. Nuk kam probleme me Neymar i uroj shumë suksese, ai është një lojtar i fortë. Ju e dini që unë doja të isha futbollist dhe gjërat nuk funksionuan, dhe vazhdova rrugën time. I uroj Neymarit gjithë suksese në botë.Unë nuk lodhem me këto gjëra” u shpreh këngëtari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *