• |
ide | kryesore

MotoGP/ Garë historike në Stiria, për herë të parë asnjë motor japonez në podium

-Instant, Sport



Në pistën e shtëpisë KTM fiton GP e Stiria me Miguel Oliveira, në suksesin e tij të parë në MotoGP. Portugezi ka përfituar nga beteja mes Jack Miller (Ducati Pramac) e Pol Espargaro (KTM, në start në pole position) për ti kaluar të dy e për tu ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit. I katërti Joan Mir që kishte dominuar pjesën e parë të GP, përpara flamurit të kuq të provokuar nga aksidenti i Maverick Vinales, i mbetur pa frena me Yamahan e tij.

Miguel Oliveira kompleton në MotoGP të dielën e “herëve të para” në Cmimin e Madh të Stiria, GP numër 900 në 71 vjet histori të klasit mbretëreshë. Pas atij të Celestino Vietti e Marco Bezzecchi në Moto3 e në Moto2, mbërrin ajo e portugezit që, në drejtim të KTM të team Tech3, përfitoi nga sfida mes Jack Miller (Ducati Pramac) e Pol Espargaro (KTM factory) në dy kthesat e fundit të xhiros finale për ti kaluar të dy e për të arritur finishin i pari. Asnjë pilot i kombësisë së tij nuk kishte arritur kurrë ta bënte. Një sukses i jashtëzakonshëm për skuderinë austriake që vendos dy motorë në podium e merr suksesin e dytë sezonal pas atij me Brad Binder në GP të Republikës Ceke.

Për herë të parë asnjë motor japonez nuk mbërrin podiumin. Në vendin e katërt mbërriti Suzuki i Joan Mir, ndërsa i pesti Ducati i Andrea Doviziosos. Fitues në këtë pistë një javë më parë, piloti nga Forli nuk gjeti ritmin e duhur për të bërë garën elitare, por vendi i pestë i lejon të bëjë një hap të vogël përpara e të reduktojë me vetëm 3 pikë diferencën me Fabio Quartararo në klasifikimin e përgjithshëm: 67 pikë kundër 70 të francezit, ndërsa Miller është i treti me 56.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *