• |
ide | kryesore

Paris Hilton rrëfen abuzimin fizik dhe mental gjatë fëmijërisë

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi në dokumentarin “This Is Paris”,  Paris Hilton ka treguar rreth abuzimit fizik dhe mental gjatë fëmijërisë.

Përmes një video në platformën Youtube , ajo tregon për abuzimet që i janë bërë në shkollën Provo Canyon në Utah.Paris u shpreh për People: E varrosa të vërtetën time për një kohë të gjatë. Por jam krenare se si kam arritur të bëhem një grua e fortë. Njerëzit mund të spekulojnë gjithcka për jetën time, por dua t’i tregoj botës se kush jam me të vërtetë”.Ajo kaloi rreth 11 muaj në po të njëjtën shkollë, deri në momentin kur prindërit e saj filluan të shohin problemet e saj mendore.“Stafi thoshte gjithmonë gjëra të këqija për mua. Ata në mënyrë të vazhdueshme më bënin të ndihesha keq. Ata kanë qenë duke abuzuar me mua fizikisht. Dëshironin që të fusnin frikën tek fëmijët”, shtoi Paris. Hilton  u largua nga shkolla në vitin 1999.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *