• |
ide | kryesore

Video/ Champions, një francez ndëshkon PSG: Bayern Mynih në majën e Europës

-Instant, F1, Sport, Video



Bayern Mynih rrëmben trofeun e Champions League 2019-2020, duke u laureuar kampion i Europës për të gjashtën herë në histori e për të dytën herë bën Triplete. Në Lisbonë gjermanët mposhtin 1-0 PSG falë një goditje me kokë të Coman në minutën e 59′. Mbrëmje e mbrapshtë për Mbappé, që humb një rast të thjeshtë, ndërsa Neuer është super përballë Neymar e Marquinhos. Ndeshja e vetme e këtij sezoni në Champions pa gol për Lewandowski, golashënuesi më i mirë me 15 gola, që në Da Luz u ndal nga shtylla.

Pas trofeut të 6 në Europa League të Sevilla, vjen e gjashta në Champions për Bayern: bavarezët arrijnë Liverpool në librin e artë të kompeticionit. Vazhdon mallkimi i parisienëve, por për Bayern është trofeu i një dominimi absolut: askush më parë nuk kishte arritur ti fitonte të gjitha ndeshjet në Champions, nga e para e grupit deri në finale. Akti konkluziv i këtij sezoni të pambarim, për shkak të koronavirus, kurorëzon Hans-Dieter Flick, njeriun që mori drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Kovac e i ka dhënë siguri një skuadre në krizë identiteti, si kishte bërë më parë Jupp Heynckes, i fundi përpara kësaj mbrëmj që i ngjiti bavarezët në majën e Europës (2013).

Starti i Bayern ishte nga ata që nuk pritej: agresiv në cdo top, duke vënë në vështirësi PSG. Por një skuadër që ka në organikë Neymar, Di Maria e Mbappé ka detyrë vetëm të marrë topin e të riniset. E parisienët fillojnë ta bëjnë me rregullsi: Neymar ishte i pari që provoi reflekset e Neuer në daljen klasike si portier i hockey, por edhe Di Maria e Mbappé kanë shanse të rëndësishme përpara pushimit. Bayern krijon më pak se zakonisht, por Lewandowski godet shtyllën në rastin e parë të paraqitur. Thiago Silva ka fytyrën e prapavijës së PSG, vendimtar në cdo moment, ndërsa në anën tjetër Kimmich ishte i palodhur. I tij krosimi ideal në minutën e 59, që u shfrytëzua nga Coman për golin që vendosi ndeshjen. Për ta mbrojtur mendoi një super Neuer që i mohoi barazimin Marquinhos. Fërshëllima e fundit e arbitrit Orsato bëri realitet Tripletën: Bundesliga, Kupa e Gjermanisë, Champions League. “Mia san mia”, është moto e Bayern. (Ne jemi ne). E si ata, sot, nuk është askush.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *