• |
ide | kryesore

VIDEO/ Mijëra protestues mbushin rrugët e Minskut, Lukashenko u nxjerr përballë ushtrinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dhjetëra mijëra persona u mblodhën sërish në Minsk për të kundërshtuar rizgjedhjen e Aleksandër Lukashenkas në postin e presidentit. Në këtë protestë raportohet për një prezencë të shtuar ushtarake.

Kjo është dita e 15-të me radhë që në Bjellorusi po mbahen protesta kundër Lukashenkos. Mijëra persona u mblodhën në “Sheshin e Pavarësisë”, duke valëvitur flamurin e Bjellorusisë. Në protestën që po quhet si “Marshi për Bjellorusinë e re” raportohet se po marrin pjesë mbi 100 mijë persona.

Protestuesit po brohorasin “Largohu”, një referencë kjo ndaj Lukashenkas që drejton vendin prej 26 vitesh, po i kërkojnë që të largohet nga pushteti.

Para nisjes së protestës, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ushtria do të përkujdeset që memorialet kombëtare të mos sulmohen nga protestuesit. Kjo ministri tha se nëse monumentet dhe statujat preken prej protestuesve, atëherë ata do të përballen me forcat policore dhe ushtrinë.

Duke i përshkruar protestuesit si “fashistë”, Ministria e Mbrojtjes tha se memorialet – veçanërisht ato që iu dedikohen viktimave të Luftës së Dytë Botërore – nuk duhet të sulmohen nga protestuesit.

Ministria paralajmëroi se forcat ushtarake do të ndërhyjnë nëse ka shkelje të paqes, duke i porositur protestuesit: “Tani ju do të përballeni me ushtrinë dhe jo me policinë”. Deklarata e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes vjen në kohën kur në Minsk janë parë forca të ushtrisë.

Ndërkohë, trupi i një 28-vjeçari është gjetur në një pyll në afërsi të Minskut dhe trupi i tij kishte shenja të dhunës. Mikita Kryutsov, ishte zhdukur pasi kishte marrë pjesë në një protestë në Minsk më 12 gusht.

Deri më tani, dy persona janë konfirmuar se kanë vdekur në protestat në Bjellorusi. Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, që u mbajtën më 9 gusht, janë kritikuar edhe nga Bashkimi Evropian, që ka thënë se nuk do ta njohë rezultatin zgjedhor. Në këto zgjedhje, Lukashenko thotë se ka fituar mbi 80% të votave.



3 Comments

  1. Si nuk ju vjen turp qe bashkoheni me kete farse te kurdisur ndaj Biellrurise.
    Une nuk di te ket regjime diktatoriale qe lejojne te protestosh lirshem.

  2. Be kur i do menderja e qelbur nuk i njeh zgjedhet dhe kur i do i njeh .pra sus se ballkanin e dum nje super llum.. keshtu i bie?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *