• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni rrahjen e kapitenit të United me turistët: i plagosën motrën

-Instant, Sport, Video



Harry Maguire u arrestua në Mykonos për shkak të një sherri me disa turistë dhe rezistencë ndaj policisë. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat britanike, kapiteni i Manchester United është konfliktuar me disa anglezë, që edhe ata ndodheshin aty me pushime. Qendërmbrojtësi i Red Devils, bashkë me disa miq të tij, është përfshirë në një debat me ta, që përfundoi keq, jashtë një bari në Mykonos.

Pas debatit dhe një përleshje të shkurtër, kapiteni i United ka parë të motrën e plagosur me thikë në krah, duke rifilluar edhe njëherë një zënkë me grushte deri në momentin e mbërritjes së policisë.

Sikur të mos mjaftonte, Maguire ka reaguar keq në momentin që ka ndërhyrë policia. Në një komunikatë për shtyp të klubit anglez, United saktëson se “jemi në kontakte me Harry, që po bashkëpunon plotësisht me autoritetet greke”.

https://youtu.be/a3rl98eJdEQ



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *