• |
ide | kryesore

Egbo sheh grupet përtej Crvena Zvezda: “Luhet luhet 11 kundër 11”

-Instant, Sport



Tirana luan kundër të gjithë parashikimeve, kur përballë të ketë Crvena Zvezda, në raundin e dytë të Champions, por kjo nuk e ka dekurajuar aspak teknikun e bardhebluve, Emmanuel Egbo. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, nigeriani nuk ka hequr dorë nga ëndërra faza e grupeve, duke kujtuar se në fund të fundit luhet 11 kundër 11.

“Kur kam thënë që do të synojmë grupet, nuk e kam menduar çfarë skuadre do të kemi përballë. Do të tentojmë me të gjitha mundësitë, sepse ata nuk janë një skuadër që ka ardhur nga planet tjetër. Do të futemi në fushë dhe do të japim maksimumin tonë dhe kam besim se do të marrim rezultatin që na takon”.

Pak dilema formacioni për Egbo, ose më saktë asnjë, vetëm se tekniku nuk dëshiron të zbulojë asgjë: “Nesër do ta marrim vesh. Nuk mund ta them. Nesër do ta shikoni. Do të studiojmë kundërshtarët dhe mundësitë. Lojtarët kanë shpenzuar energji, do të shikojmë cilët do të jenë gati”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *