• |
ide | kryesore

Lubonja: Pse Rama nuk është njeriu i duhur për të zgjidhur krizën në Bjellorusi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Duke folur për angazhimin e kryeministrit Edi Rama për të negociuar për krizën politike në Bjellorusi, analisti Fatos Lubonja thotë se ai nuk është njeriu i duhur për të folur për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

I ftuar në “News 24”, Lubonja u shpreh se kriza bjelloruse ka dy çështje, ajo gjeo-strategjike dhe për demokracinë.

“Është kompleks komenti sepse edhe çështja është komplekse. Kur themi OSBE-ja nënkuptojmë se është një organizatë që përfaqëson Evropën Perëndimore dhe synon të sjellë demokracinë. Në fakt, në OSBE përfshihen edhe këto vende si Bjellorusia. Unë shoh ndarjen në dy blloqe, si Rusia, Ukraina apo Bjellorusia në një krah dhe shtetet perëndimore. Pastaj janë hibridët në mes, ku përfshihemi edhe ne, Rama.

Janë dy çështje, njëra gjeostrategjike dhe tjetra është çështja e demokracisë. Ajo që kemi vënë re, blloku që drejtohet nga Rusia, akuzon Perëndimin se po hyn në punët e tyre, jo për arsye të demokracisë por për arsye gjeo-politike, për të zgjeruar zonën e tyre të influencës. Nga ana tjetër, nuk mohohet se Perëndimi nuk ka të njëjtin standard kur bëhet fjalë për shtete me prirje autoritare që janë në krahun e vet gjeopolitik si Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe shtete që nuk janë në krahun e vetë siç janë Bjellorusia që është me Rusinë apo siç ishte Ukraina.

Për t’u kthyer tek Rama, mendoj se nuk është përfaqësuesi më i mirë për të folur atje për vjedhje votash. Ata mund t’i thonë se ke bërë zgjedhje me mafien në Shqipëri, ti ke bërë zgjedhje pa opozitë, ti do vish të na tregosh ne zgjedhjet. Me sa kam lexuar unë i thuhet Perëndimit, mos ndërhyni duke krijuar një Ukrainë të dytë. Çështja është se çfarë do të deklarojë Rama atje, do të flasë për zgjedhje të lira apo për çështje gjeostrategjike. Rama është negociaor i brishtë, nëse Perëndimi do e zgjidhte si të tillë. Më duket e vështirë për ta luajtur këtë rol.

Atij i intereson të shkojë atje si përfaqësues i OSBE-së. Nuk është e vështirë të shkosh atje dhe të flasësh për demokracinë sepse edhe OSBE-ja për këtë është themeluar për të ndihmuar demokracinë.

Në Perëndim ekziston ky problem, çfarë është OSBE-ja? Ndihmon proceset demokratike apo asgjë sepse është e bllokuar. OSBE-ja është edhe Rusia, dhe çfarë vendimesh merren do të jetë edhe Rusia.

Rama do të bëjë rolin e vet, që të flasë për demokracinë atje, edhe pse brenda vendit të vet ka prirje autoritariste. Nëse Rama do zgjidhte dicka, do të ishte diçka e mirë. OSBE vetë mban qëndrime të buta ndaj regjimeve autokratike.

Klasa politike e jona ka hyrë në politikë më shumë për interesa të veta ekonomike, për të mbajtur apo shtuar pasurinë etj. Ndërsa, klasa politike ruan pasurinë që ka, vendi po rrëshqet në krim, shumë vrasje, krime shoh. Nga opozita presim shumë, por nuk e dimë sa do ia dalë. Pashë deklaratë nga Rudina Hajdari që tha do krijojmë parti me ajkën e njerëzve. Nga ana tjetër, sa i përket opozitës jashtë-parlamentare duket se beson shumë se Ramës i kanë ikur nga duart shumë gjëra dhe nuk di sa mund ta motivosh kur mendon se ke fitore të sigurt.

Unë mendoj se duhet të ketë më shumë motivim. Opozita vetëm premton e nuk dimë nëse do ketë projekte reale. Duhet parë si mund të shkatërrosh këtë ekonomi kriminale dhe të zëvendësosh këtë me ekonomi të shëndoshë e nuk shikoj dritë. Duhet të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri. Jemi në krizë siç kemi qenë, madje kjo është krizë edhe më e thellë, por më e qetë” – Lubonja.



3 Comments

  1. YMER GELBAZA KELLIRA LA LESHTE E BY**ES DUKE E GJURMUAR ARMINA MEVLANIN NEPER RRJETET SOCIALE,KUR ZENI BERISHA E KA NE SHTRAT,KURSE YMER GELBAZA MASTURBON ME FOTO NE FACEBOOK thotë:

    BRAVO Z LUBONJA,EDI RAMA LE RE SHKOJ ME VANGJUSH DAKON ELVIS ROSHIN BANDAT AVDYLAJ ,ATA BANDITE NGA DIBRA SAIMIR TAHIRI DHE FATMIR XHAFAJ ME GERONIN DHE TE BISEDOJ ME LUKASHENKON

  2. YMER GELBAZA KELLIRA ,PUBLIKOJE DOSJEN E EDI RAMES,GREGU ESHTE VELLA I EDI RAMES APO DJALI I EDI RAMES?! thotë:

    ZOTI LUBONJA,KUR TE KENI KOHE PYETE YMER GELBAZEN KELLIRA AI GREG KRISTAQ RAMA ESHTE VELLA I EDI RAMES APO DJALI I EDI RAMES,SE SHUME PO MORZITET SE JU DHE GJITHE SHQIPËRIA PO E KRAHASON EDI RAMEN ME ALEXANDER VUCIC DHE LUKASHENKON?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *