• |
ide | kryesore

Ndërron jetë djali i Steve Earle, Justin Townes Earle

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtari, tekstshkruesi dhe djali i Steve Earle,  Justin Townes Earle ka ndërruar jetë  ditën e djeshme.

Lajmi është konfirmuar në faqen e tij zyrtare në Facebook të dielën mbrëma.Ai vdiq në moshën 38 vjeçare.“Me dhimbje të madhe ju njoftojmë për vdekjen e djalit, bashkëshortit, babait dhe mikut tonë, Justin-it”, thuhet në deklaratë. “Shumë prej jush e njihni muzikën e tekstet e tij dhe shpresojmë që këto të iu përcjellin në vitet në vazhdim. Do na mungosh Justin”.Ai filloi të merrej me muzikë n ë moshë të re.Earle solli tetë albume gjatë gjithë jetës, ndërkohë që katër albumet e fundit të tij u lancuan në Vagrant “Single Mothers” në 2014 dhe “Absent Fathers” në 2015.Një tjetër album e publikoi në vitin 2017 të titulluar “Kids in the Street” dhe të fundit  në 2019 “The Saint of Lost Causes”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *