• |
ide | kryesore

Presidenti i Uefa-s i hap rrugën Final Eight: “Mund të jetë formati i të ardhmes”

-Instant, Sport



Aleksander Ceferin ndryshon ide mbi Final Eight, aq sa mund të mos shihet më thjesht si një format emergjence. Presidenti i Uefa-s, ka mbetur i kënaqur nga impakti që ka patur kjo mënyrë e të diskutuarit të fazës finale të kompeticionit me ndeshje teke në një vend të vetëm, duke filluar nga cerekfinalet.

“Ishim të detyruar ta bënim por në fund mund të them se kemi zbuluar dicka të re. Kështu që do ta mendojmë e sigurtë për të ardhmen. Pa ndeshje kthimi, skuadrat janë të detyruara të luajnë gjithcka për gjithcka, të shënojnë, me pak taktikë. Nëse gjithcka luhet në një ndeshje teke e një skuadër shënon, tjetra duhet të shënojë sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse bëhet fjalë për një sistem me vajtje ardhje, atëherë është e gjithë koha për të fituar ndeshjen edhe në ndeshjen tjetër. Ndeshje më emocionuese e sigurtë, por natyrisht duhet të mendojmë për faktin që janë më pak ndeshje dhe emitentët TV mund të ankohen për reduktimin e ndeshjeve, kështu që duhet ta diskutojmë kur emergjenca të përfundojë. Eshtë një format interesant, e sigurtë më emocionues se ai që ishte më parë. Nuk e kemi diskutuar ende me askënd, por nëse vazhdojmë në këtë rrugë, mund të kemi një javë të dedikuar futbollit në një qytet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *