• |
ide | kryesore

Raiola tregon të ardhmen e Pogba: befasohen Juventus e Real Madrid

-Instant, Sport



Nuk ka lamtumirë nga Premier League për Paul Pogba. As Juventus e as Real Madrid, sepse nëse dëgjon Mino Raiola mesfushori francez do të qendrojë në Manchester. Menaxheri i fuqishëm ka shuar cdo zë merkato në lidhje me Paul Pogba. “Do të qendrojë tek Manchester United. Eshtë një lojtar kyc për United, kanë një projekt të rëndësishëm e ai është i përfshirë në 100% – ka shpjeguar Raiola -. Nuk do të pranojmë asnjë ofertë këtë verë për të shitur Pogba. Do të flasim së shpejti për një kontratë të re, pa asnjë stres”.

I njëjti fat edhe për Erling Haaland, fenomeni i ri i futbollit botëror, i blerë në janar nga Borussia Dortmund. “Eshtë një keqardhje për ata që nuk e morën e një ëndërr për ata që do të duan ta marrin. Nuk do të lëvizë këtë vit, është mirë tek Dortmund. Nuk është momenti të lëvizë, jemi të ndërgjegjshëm për rrugën që mund të bëjë në karrierë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *