• |
ide | kryesore

“Ramosin e godita për tu hakmarrë”: Lovren e pranon pas dy vjetësh

-Instant, Sport



Champions sapo u mbyll, por historia e dy viteve më parë vazhdon të qarkullojë tashmë e pasuruar me një detaj kurioz: hakmarrja. Në 2018, kur Real Madrid e Liverpool u përballën ndeshja e Mohamed Salah, lojtarit më të rëndësishëm të Reds zgjati vetëm 30 minuta: Sergio Ramos e kapi nga krahu duke e rrëzuar e duke i shkaktuar lëndimin që e nxorri nga ndeshja egjiptianin. Dikush mendon se kapiteni i Real Madrid, që fitoi ndeshjen 3-1, e bëri qëllimisht.

Kjo mbetet në ndërgjegjen e Ramos, por ajo që ishte një hakmarrje e vërtetë, e qëllimtë, ndodhi pak muaj më vonë në Nations League, ku në Kroaci-Spanjë mbrojtësi i Liverpool, Lovren i dha një goditje me bërryl Sergio Ramos në një goditje standarte. Një gjest që u duk që në atë kohë si hakmarrje, me Lovren që postoi videon me komentin: “I dhashë një goditje të mirë me bërryl, hahahah. 3-2. Eja e flit tani, mik“. Por tani ka ardhur rrëfimi, edhe pse në atë kohë kroati u dënua një ndeshje skualifikim nga Komisioni i Kontrollit, Etikës e Disiplinës UEFA.

Dy vjet nga ai moment, Lovren, që sapo ka kaluar tek Zenit, pranon: “Goditja ime ndaj Ramos hakmarrje për Salah? Po, është e mundur. E godita me bërryl e i thashë se u barazuam. E respektoj si lojtar e për atë që bën për skuadrën, ka fituar shumë, por në anën tjetër ka sjellje që nuk më pëlqejnë e që dëmtojnë kundërshtarët. Mendoj se ajo që i bëri mikut tim Salah ishte e qëllimshme, kështu që duhet ta paguante“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *