• |
ide | kryesore

Shpëtohet adoleshentja e marrë peng për prostitucion, pranga çiftit që e shfrytëzonte

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka shpëtuar nga kthetrat e prostitucionit, një adoleshente, 17 vjeçe, e cila ishte marrë peng nga një çift, burrë e grua dhe shfrytëzohej prej tyre duke i kërcënuar familje.

Policia e Tiranës kreu operacionin sekret “Salvation” pas informacioneve nga burime të saj dhe i arrestoi me prova dy tutorët:

G.M (S), 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ” Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe E.M., 27 vjeçe, banuese në Tiranë.

Policia tha se nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta të dy, në bashkëpunim me njëri-tjetrin nëpëmjet dhunës dhe kërcënimeve për jetën dhe familjen shfrytëzonin për prostitucion në Tiranë një shtetase të mitur 17-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” në ngarkim të tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *