• |
ide | kryesore

Si i ka ndryshuar Trump republikanët

-Instant, Arkiva, F1, Planet



Presidenti e ka riorganizuar partine në imazhin e tij, dhe një gjeneratë e re e konservatorëve po përpiqet të mësojë dhe të coje perpara mësimet qe u nxorren nga ngritja e tij ne keto vite.

Për gati katër dekada, lëvizja konservatore u identifikua nga një njeri i vetem, Ronald Reagan, dhe lëvizja e tij, Revolucioni Reagan. Reagan ishte një figurë deri atehere aspak revolucionare, një aktor me nje sukses modest, me një stil modest dhe pa pretendime intelektuale. Megjithatë, ai e bëri Partinë Republikane një parti konservatore dhe trashëgimia e tij frymëzoi drejtuesit e lëvizjes, i dha ngjyre debateve e politikave të tij dhe ngjalli emocione te votuesit kohë me pas pasi ai u largua nga skena politike

Katër vjet më parë, gjithçka ndryshoi.

Donald Trump kandidoi në vitin 2016 dhe ktheu permbys establishmentin e deri atehershem te konservatorëve tradicionale. Duke vepruar kështu, ai nuk fitoi thjesht Shtëpinë e Bardhë. Ai i largoi republikanët e katër dekadave nga konservatorizmi dhe madhështia e Reaganit, per ti cuar te një ungjill i ri populizmi dhe nacionalizmi.

Në të vërtetë, ky ndryshim ishte ndjere prej kohesh: Pat Buchanan, Ross Perot, Sarah Palin, Mike Huckabee, Partia e Cajit, një debat gjithnjë e më i forte per emigrantet- të gjitha keto ishin shenja të hershme se po vinte nje epoke e re. Z. Trump nuk beri gje tjeter vecse e shfrytezoi ate. Ai e kuptoi më mirë sesa ata te cilet ai i mundi gjate primareve brenda partise, se Partia Republikane kishte pesuar ndryshime të thella socio-ekonomike; ishte perfshire nga rryma e braktisjes se vlerave dhe traditave kulturore dhe nga ideja se parimet ekonomike konservatore nuk kane dhene efekt per ata qe luftojne per te drejtat e klases punetore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *