• |
ide | kryesore

Trump firmos urdhrin për një tjetër mënyrë të kurimit të Covid në SHBA

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Donald Trump doli në podiumin e sallës së konferencave të shtypit në Shtëpinë e Bardhë. Ai deklaroi se kishte firmosur një autorizim të përdorimit të plazmës për trajtimin e Covid-19 në pacientët e shtruar në spital.

Kjo sipas tij ishte pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar Covid-19. Trump tha se e përshëndet strategjinë e këtij trajtimi 100-vjeçar si një “përparim historik”.

“Kjo është një terapi e fuqishme që transferon antitrupa shumë, shumë të fortë nga gjaku i pacientëve të rikuperuar për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve që luftojnë me infeksionin aktual. Ka një shkallë të jashtëzakonshme suksesi” – tha Trump. Kurimi me plazme do te nise se shpejti edhe ne Shqipëri. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *