• |
ide | kryesore

Video/ Ditëlindje pa maska e distancim: Usain Bolt pozitiv me koronavirus, dridhen Sterling e Bailey

-Instant, Sport, Video



Usain Bolt ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Lajmi, që nuk është konfirmuar ende nga ish-mbreti i shpejtësisë, vjen nga mediat xhamajkane pak ditë pas festës së tij për 34° vjetorin e lindjes, në të cilën ishin prezentë edhe sportistë të tjerë, si futbollistët Raheem Sterling (Manchester City) e Leon Bailey (Bayer Leverkusen). Ish-sprinteri xhamajkan i ka marrë rezultatet e testit të dielën e është futur menjëherë në izolim për 14 ditë.

Ashtu si dëshmon një video që qarkullon në rrjetet sociale, festa e ditëlindjes të premten është zhvilluar pas asnjë masë parandaluese, duke injoruar komplet distancimin social e pa mbajtur maskat mbrojtëse.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *