• |
ide | kryesore

Video/ Një ‘Këpucë e Artë’ për Kyrian Nwabueze: trofeu 2019-2020 i përket sulmuesit

-Instant, Sport, Video



Golashënuesi më i mirë i kampionatit që u mbyll një muaj më parë ishte Kyrian Nwabueze dhe për sulmuesin e Lacit, vlerësimi është “Këpuca e Artë”, merituar me zhurmën e 24 golave në sezonin e tij të parë në Shqipëri. Futbollistit nigeriano-amerikan iu dorëzuar zyrtarisht trofeu nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku.

“Ndihem mirë, mendoj se gjithçka që kisha parashikuar në fillim të sezonit të bëja, funksionoi në mënyrë perfekte për mua. Ky është një lloj dedikimi për familjen time dhe veçanërisht për vëllain tim që ka ndërruar jetë dhe kjo këpucë e artë është për të. Niveli është i mirë, jam i lumtur këtu dhe ndihem rehat kur luaj në këtë ligë. Mendoj se është një çmim i përbashkët, si skuadër, është një histori për Laçin, mendoj se çdokush ishte shumë entuziast që diçka e tillë e madhe të ndodhte këtë sezon, jam i lumtur. Është një çmim individual por mendoj edhe si skuadër pasi ka bërë shumë mirë”, u shpreh Nwabueze në fund të ceremonisë.

https://youtu.be/LqaJWYY41z8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *