• |
ide | kryesore

Zjarr i qëllimshëm në malin e Munellës, strehën e rrëqebullit të Ballkanit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prej dy ditësh, në pjesën lindore të malit të Munellës, një vatër aktive zjarri është duke kërcënuar pyjet e ahut, së bashku me jetën e egër në këtë habitat. I lokalizuar në një terren tejet të vështirë, ku temperaturat nuk përbëjnë rrezik për ndezjen e zjarreve natyrore, fenomeni në fjalë i përket padyshim një aktiviteti të qëllimshëm, shprehet “Protection and Preservation of Natural Environment in Albania”

Zona e përfshirë nga zjarri, në afërsi të fshatit Domgjon, është nën administrimin e Bashkisë Rrëshen, të cilës i bejmë thirrje për marrjen e masave urgjente kundrejt këtij rreziku tepër të dëmshëm për biodiversitetin. Sipas propozimit të bërë nga PPNEA për shpalljen e malit të Munellës si zonë e mbrojtur, kjo sipërfaqe i përket pjesës qendrore, në të cilën ndalohet çdo veprimtari njerëzore, duke përjashtuar aktivitetet në kuadër të kërkimeve shkencore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *