• |
ide | kryesore

Kush po i përze shqiptarët nga vendi

-Instant, 1, Arkiva, Ide

Një artikull alarmant i “The Economist” për shpopullimin dhe plakjen e Shqipërisë, ka ndezur në vend debatin më meskin dhe sipërfaqësor që mund të imagjinohej. 


Kundërshtarët e Edi Ramës, argumentojnë se ardhja e rilindjes në pushtet ka përkuar jo krejt rastësisht me një valë të re emigracioni dhe bëjnë kryeministrin aktual tërësisht përgjegjës, për faktin se sikurse vërente bibla e ekonomisë liberale,  Shqipëria mund të tkurret me 26% të popullsisë së saj deri në vitin 2050.


Lexo me tej:

“The Economist”: Shifrat e frikshme, deri 2050 Shqipëria do mpaket me 26%

Nga ana tjetër kryqëtarët pro Rama po e relativizojnë këtë të dhënë të frikshme duke e përjashtuar krejtësisht nga përgjegjësia idhullin e tyre dhe duke e paraqitur këtë si një mallkim që ka prekur të gjithë Ballkanin Perendimor, madje madje edhe krejt Europën ish komuniste, përfshirë edhe vende që tashmë janë bërë pjestarë të BE-së.

Në fakt, e vërteta është disi më e komplikuar. Ajo është një përzierje faktorësh ku ndërthuret edhe keqqeverisja aktuale edhe fenomeni global. Nga njëra anë është e pamohushme se vrasja e shpresës pas rrëzimit të regjimit të Berishës, sjellja e grabitësve të ‘një milion shuplakave”, njësoj, madje shpesh edhe më keq se pararadhësi, i yshti shumë shqiptarë të bënin gati valixhet, duke e lënë atdheun pa kthyer kokën mbrapa me shprehjen tashmë të njohur: “ky vend nuk bëhet”. Këtë fenomen që gjithkush e ka prekur e vërtetojnë në mënyre dramatike edhe shifrat.

Por njëkohësisht shpopullimi i Shqipërisë nuk është një rast i veçuar. Ajo është një sëmundje e gjithë ish lindjes komuniste, e cila, që nga viti ‘90, është rajoni me tkurrjen më të madhe të popullësisë në të gjithë botën. Kur mendon se në këto tre dekada, vende që tani janë bërë pjesë e Bashkimit Europian kanë humbur çerekun e popullsisë së tyre (Letonia 27% / Bullgaria 21%), e ke më të lehtë të kuptosh se përmasat e fenomenit nuk kanë lidhje vetëm me ne.

Në një libër fantastik botuar së fundi, që sejcili që do të kuptojë tranzicionin post komunist duhet ta lexojë patjetër (“Drita që u shua’, botim i Institutit Shqiptar të Medias, 1000 lekë), autorët Ivan krastev dhe Stephen Holmes, analizojnë edhe disa nga arsyet sociale dhe psikologjike të këtij fenomeni. Ata shpjegojnë se revolucionet antikomuniste të lindjes që, patën si bazë dhe ideal kopjimin e shoqërive perendimore, i nxitën qytetarët e këtyre vendeve të nxitonin të rendnin drejt tokës së ëndërruar. Ata vërejnë se në shoqëri si jona me “pashaportizim”, ku lëvizja e lirë ishte e kontrolluar nga shteti, shpërngulja nga periferia kulturore drejt qendrës kulturore dhe politike, u konceptua si privilegj. Të gjithë ata që e ndërmorën këtë hap e lidhën automatikisht me mundësinë e një suksesi më të shpejtë social.

Por, këto arsye të përgjithshme nuk mund ti veçosh dot nga ato që janë mëkatet tona dhe që i gjejmë këtë ditë gushti, kur politika për politikë ka shkuar me pushime, në formë titujsh alarmanë në media.  

Kështu, rënia dramatike e lindshmërisë foshnjore që para viteve ‘90 e tejkalonte kufirin e riprodhimit me mbi 2 fëmijë për çdo nënë, sot është gremisur në mënyrë dramatike nën nivelin e vendeve të BE-së. Një e dhënë e tillë tregon se, në rastin mën të mirë, politika e qeverisë e nisur në vitin 2018, për bonusin e bebes që i jep çdo familjeje, 40-mijë lekë për fëmijën e parë, 80-mijë për të dytin dhe 120-mijë për fëmijën e tretë, ka dështuar. Ajo nuk mjafton të jetë një mjet propogande për kronikat e përgatitura të lajmeve të 1 janarit, kur kryeministri e shpërndan personalisht këtë bonus, nëse nuk shoqërohet edhe me avantazhe të tjera.

Shqipëria po shuhet/ Rënie alarmante e numrit të lindjeve

Po këto ditë në shtyp gëluan lajme të tjera nga ato që të bëjnë ti’a mbathësh nga sytë këmbët. Sipas OBSH, sistemi mjeksor i vendit i afrohet atyre të singjashëm në Afrikë, me 1 mjek për 1 mijë banorë (lexo ketu). Pra ky është prioriteti i fillim mandatit të shëndetësisë falas.

Një tjetër e dhënë trishtuese ishte edhe statistika se shqiptarët i paguajnë ushqimet më shtrenjtë se në të gjithë rajonin, madje buxheti për të mbushur barkun zë një pjesë tmerrësisht të konsiderueshme të të ardhurave të tyre totale (lexo ketu).

Pikërisht këto shifra të mungesës së mirqenies të kombinuara me ato të shkelmimit të meritokracisë, të arsimit të shtrenjtë dhe për të ardhur keq, të pa sigurisë për jetën, i detyrojnë shqiptarët të nxitojnë drejt kërkimit të fatit individual.

Prandaj ky debat do një diskutim më të thellë dhe të zhveshur nga interesi i ditës, pro ose kundër kryeministrit të radhës. Në të janë në keqbesim edhe ata që e sulmojnë edhe ata që e mbrojnë Edi Ramën, sepse mbi të gjitha, në rastin më të keq, ai është i lidhur me mbijetesën e kombit, ndërsa, në rastin më fatlum, me përdorimin që nacionalistët populistë mund ti bëjnë kësaj teme për të nxjerrë kokën në sipërfaqen e politikës shqiptare. 

©Lapsi.al

31 Comments

  1. Qe Shqiperia eshte keqqeverisur nga te gjitha qeverite pas luftes se dyte boterore, kjo as qe vihet ne diskutim. Diskutimi shtrohet ne nje pike tjeter, kur eshte qeverisur me keq? Kur eksodi ose largimi i shqiptareve ka qene me permasa me te medha? Ne fillimvitet ’90, ikja e shqiptareve ishte nje “domosdoshmeri”. Ne ate periudhe u larguan te pakten 500 mije shqiptare kryesisht ne Greqi dhe Itali. Ne ’97 ikja nga vendi ku behej nje lufte e pakuptimte, u kthye ne nje nevoje emergjente. Ne fillim te ketij shekulli, numri i te larguarve filloi te reduktohej derisa ne fund te dekades se pare ishte afer zeros. Me ardhjen ne pushter te rilindoreve, numri i te larguarve filloi te rritej ne menyre eksponenciale nga viti ne vit, perjashtim ben vetem viti 2020 per shkak te mbylljes se kufijve. Nese rilindoret nuk kane faj per largimin e shqiptareve pas vitit 2013, atehere duhet te jesh mbeshtetes i teorise qe toka eshte e sheshte, qe dielli rrotullohet rreth tokes dhe qe jane liqenet me uje te kripur, ndersa detet me uje te embel. Mos harroni, kur numri i te larguarve nga Shqiperia ishte 1000 ne vit, Rama gerthiste me te madhe se eshte faj i qeverise. Tani qe ikin nga 100 mije ne vit, Rama gerthet se eshte r drejte e levizjes se lire. Tani qe nje pjese e mire e mjekeve dhe ingermiereve eshte larguar nga Shqiperia, aq sa nuk ka personel per spitalet Covid 3 dhe Covid 4, faji me siguri eshte i lejlekut kacurrel qe thuajse u zhduk nga laguna e Karavastase dhe meqe me kujdesin e Rames dhe Braces ky lejlek u kthye, ne Shqiperi nuk do kete me probleme per personel mjeksor.

    1. Kam nje pyetje interesante, besoj. Mbase ndonjeri e di pergjigjen.

      Perse vetem politikanet, pra shtetaret, oligarket, kriminelet dhe te pamundurit nuk largojen nga vendi?

      1. Mendoj se ato kategori jane skenaristet, organizatoret dhe pergjegjesit per zhballancimin e jetes ne Shqiperi.

        Gjithmone ne interes te xhepit dhe zhvillimit mbrapsht te jetes sociale, ekonomike kulturore.

        Sindroma e vitit zero dhe ndryshimi vjen vetem nga une eshte budalleku i radhes qe perseritet cdo 3/5dekada.

  2. Bushat shkrim shume i mire dhe analize e plote. Do shtjelloja vetem kaq. Pike se pari cdo vend ish komunist i Lindjes qe nga Latvia Estonia tek Bullgari Rumani Serbi e Shqiperi po perjetojne te njejten gje, keshtu qe dhe argumenti qe po na i ben Rama dhe kete gjeme bije si argument a priori, por jo si premise. E perbashketa e ketyre vendeve eshte BEja dhe reformat qe BE ka nderrmare ne keto vende. Me ane te ketyre “reformave” austerity (tkurrje fiskale), ca here per te “ulur nivelin e NPL” (non performing loans, ose borxhe te keqija bankare) disa here me justifikimin e balancave fiskale e ne disa raste te tjera me justifikimin se duhen ulur nivelet e borxhit Evropa ka arritur te mbaje ne vend numero ekonomite e ketyre vendeve. E dyta, keto vende kane dorzuar te gjithe politiken fiskale dhe sistemin monetar ne dore te BEse qofte dhe pa qene ne BE dhe pa patur EUROn si monedhe, si ne rastin tone dhe te Serbise, sepse keto te dyja jane vene si kushte nga BE per negocjata. Po te shohesh kredine bankare ne Shqiperi YoY (vit pas viti perqindje) Shqiperia ka me shume se 6 vite tkurrje, dhe po te marim parasysh se kredia bankare perben mbi 90% te parase ne xhiro atehere kemi te bejme me tkurrje ekonomike te qellimshme. E gjithe kjo u be me preteksin se bankat tona kane NPL te larte dhe per ta ulur duhet te ulin kredine bankare, zgjidhje kjo absolutisht me qellim dhe e pa vlefshme per te ulur NPL. E treta kjo behet per te zgjidhur problemin e demografise se Evropes, dhe per te rigjeneruar kapitalin njerzor ne BE, kapital i cili ne shume vende eshte letargjik. Emigrantet qe punojne ne keto vende kthehen ne taksa pagues te rregullt per nje vit, kryesisht emigrantet Sirjan e te vendeve te Lindjes Bullgar Rumun etj. Si perfundim i gjithe kesaj loje, bilanci eshte i qarte po te shohim 10 vite e tutje. Evropa garanton furnizimin me kapital njerzor per te cilet paguajme ne me taksat tona, pra shkollimin sigurine mireqenien qe nga femijrija e deri kur ikin nga Shqiperia i kemi ne persiper, Evropa vetem vjel frutet e “investimit” tone ne kapitalin njerzor. Garanton ekonomi te forte, dhe ekonomi te dobet per vendet e lindjes potencjali i te cileve ekonomikisht eshte me i madh se shumica e vendeve te BEse po te meren se bashku. Pra Evropa garanton tregun e vete, dominimin e tregut duke mos lejuar qe te ngrine koke vende te cilat po te forcohen ekonomikisht do te mernin nga perqindja e tregut te vendeve kryesore te BEse. Evropa po ashtu garanton qe me shperberjen e ketyre vendeve dhe asimilimin e tyre kulturor fetar etj, te shuaj njehere e mire identitetin e ketyre vendeve dhe rrjedhimisht Evropa mendon do te shuaj dhe zjarret neper Ballkan, dhe do te garantonte nje popullate ne vije neo/liberale me mendim pothuasje uniform me Evropen, mendim te cilin e konsiderojne superjor.
    Ketu hyn Rama tani si premise apo udheheqesit e tjere te Ballkanit, qe jane pothuajse te gjithe sozi e njeri tjetrit. Rama dhe te tjere si Rama garantojne kete projekt te Evropes, o sepse jane te bindur ideologjikisht e te korruptuar o sepse jane injorant te korruptuar pak rendesi ka. Keta me politiken e tyre marin persiper deshtimet e ekonomise qe i takojne Evropes direkt dhe ketyre indirekt, keta krenohen me “reformat” e BEse ne vend qe te kene turp, po ti shohesh te tere mburren me “reformat”. Keta jane manaxheret lokal dhe garantues te “reformave” te BEse ne vendet e tyre. Duke e pare keshtu kete mesele nuk eshte e veshtire te dalesh ne konkluzjon se nuk ka rendesi per ke votohet sepse te gjithe mund te thone dicka ndryshe per ndonje takse tek tuk, apo ndonje korrupsjonin e vjedhjen por ne thelb te gjithe jane garantues te “reformave” te BEse.
    Nuk ka per te patur as ndalim te emigrimit ne mase as rritje ekonomike ne kete derexhe qe jemi. Nevojitet thyerja e ketij rrethi vicjoz dhe dalja pertej politikave te tilla per te siguruar te ardhmen tone. Duam apo sduam apo nuk na pelqen ky eshte rrealiteti me te cilin jetojme, cdo vend perpiqet per interesat e veta te mare cmundet te garantoj dominim ekonomik ushtarak etj, do te ishte gje e mire qe bota te jetonte e bashkuar pa luftra, dhe luftra ekonomike, pa interesa te ngushta pa ideologji te dala skarco si shtetet kombe por nuk ekziston. Faktori kryesor i emigrimit ne mase eshte BEja, dhe politikat e tyre, me pas udheheqesit vendas injorant te tredhur qe kane tradhetuar interesat e tyre per te lepire cfare mbetet ne pjate te BEse.

  3. “Një e dhënë e tillë tregon se, në rastin mën të mirë, politika e qeverisë e nisur në vitin 2018, për bonusin e bebes që i jep çdo familjeje, 40-mijë lekë për fëmijën e parë, 80-mijë për të dytin dhe 120-mijë për fëmijën e tretë, ka dështuar. …” O idiot qe ti shikohen rezultatet nje politike te tille duhen te pakten 15-20 vjet e jo 2

  4. Shiperia eshte qeverisur aq keq sa po te hapen kufjte sot dhe mos te kene probleme me pronat ne shqiperi po te shesin te gjitha ne shqiperi do largoheshin 80% e shqiptarve sot PRA SOT SHQIPTARET PO TE SHESIN PASURIN E VET POR NUK SHITET SPSE JANE PA DOKUMENTE PRA NUK KANE ÇERTIFIKATEN SE DO I SHITESHIN TE TERE PASURIN DHE DO LARGOHESHIN PA KTHYER KOKEN PRAPA E GJITHA KJO JO % PER FAJ TE RAMES POR NE TE PAKTEN 70% PO RAMA IK LARGOU SA TE LARGOHEN SHQIPTARET PO BENE KRIM NDAJ NJERZIMIT NDAJ KOMBIT POPULLIT FAMILJES NJERIUT …………………………

    1. Per koronavirusin ishim te paret, 50 here me mire se Italia dhe 10 here me mire se Gjermania, apo e harrove kete o turi. Jo se dua te mbroj Berishen, sepse per mendimin tim ka gabime te pafalshme, por Berisha pati thene qe nga kriza e vitit 2008, Shqiperia ishte pas Gjermanise ne rritjen ekonomike. Nderkohe ne vendet e tjera, rritja ekonomike ishte afer zeros ose kishin kaluar ne recension. Mos i ngaterro thenjet o turi, jo per gje, por ju sufllaqexhinjte kenaqeni me disa pamje ne 3D dhe kujtoni se ato jane zhvillimi ekonomik. Ju psh deri me tani keni eliminuar te gjitha pasojat e termetit, keni ndertuar aeroportin e Vlores dhe te Kukesit, keni bere autostraden Tirane-Durres, keni ndertuar me qindra shkolla dhe me mijra kilometer rruge, te gjitha ne 3D. E vetmja gje qe ka bere kjo qeveri realisht eshte qe Rrugen e Kombit qe u ndertua ne kohen e Berishes, e beri me pagese. Ketu mund te mburreni se nuk eshte ne 3D. Mos te harroj, qeveria aktuale e zhduku virusin me tanke dhe me mjete te tjera te blinduara gje qe nuk e bene as gjermanet, as italianet dhe as spanjollet ne ato videon ku policia sulmonte qytetaret me shkopinj gome, video qe shefi i juaj “e kishte ngaterruar” me Algjerine.

  5. Analizën më të bukur të dëshirës së shqiptarëve për tu larguar nga Shqipëria, e ka bërë karikaturisti e humoristi shkodran Shtjefën Palushi , në fund vitet 80-ë, me një nga perlat e barcoletave të tij të zgjuara.
    Kur dikush e pyeti Tefën (kështu e thërisnin shumica), se çfarë do të bëje ti nëse do të hapeshin kufijtë, ai shikoi rreth e rrotull e pasi pa një pemë të vogël, , tha :
    Do të kisha hypur sa ma shpejtë tek ajo pemë.
    Po përse more Tefë ?
    Po përndryshe nuk do dilja i gjallë se do më kishin shtypur turmat që do të nxitonin për tu arratisur.
    I gjrori Shtjefëm ndonëse ishte shumë i zgjuar e me humor , ishte i shkurtër e invalid e mezi ecte.

    1. Tefa pati shtuar edhe se pasi te kalonte turma, do zbriste nga pema dhe do ikte dalengadale edhe ai.
      Kjo barcalete e Tefes ka mbetur aktuale edhe keto 30 vite demokraci

  6. Sot shohim se akti politik i Lukashenkos, që nuk pranon frymën e përgjithshme opozitare kundër manipulimit të zgjedhjeve, me pasion dhe arbitrarizëm, ka ngjashmëri të plotë me mënyrën sesi vepronte Berisha kundër popullit të vet në vitin 1997.

    Shqiptarët, të ngritur në revoltë kundër tij – kundër zgjedhjeve të manipuluara prej tij në vititn 1996, dhe në krizën financiare të vitit 1997.

    Është e njëjta psikikë tiranike.

  7. Emigracioni neto (pra ikjet dhe kthimet) në vitet 2005-2010 ishte: 217. 000 vetë!

    Emigracioni neto (pra ikjet dhe kthimet) në vitet 2010-2015 ishte: 137. 000 vetë!

    Emigracioni neto (pra ikjet dhe kthimet) në vitet 2015-2020 ishte: 70. 000 vetë!

    Edhe njehere, numra te OKB, Departamentit te Ceshtjeve Ekonomike e Sociale, Divizioni i Popullsise.

    Bejini pak llogarite;

    354 mije shqiptare ka qene emigracioni neto ne kohen kur sorrat me pushtet përzinin shqiptarët!

    70 mije eshte pese vitet e fundit;

    Shume jane serish, por jane 5 here me pak se atekohe!

    Tani bertitet fort, shume fort, nga frika se mos dikush kujton qe keta kane qene ne pushtet dhe i kane perzene shqiptaret me avione e anije,

    makina e trena, nga ajri, toka e deti;Shifra qe te ndihmojne ty o bushat dhe shpellkaret e tu qe nuk rrine dot pa tu lepire duke te lavderuar shkrim pas shkrimi lexojini keto shifra dhe shkoni per tu ushqyer me supen e salihut

  8. Per mua Opozita me e mire qe mund ti besh Hajduteve politik eshte te ikesh, ai vend eshte per hajdutet dhe servilet, kategoria tjeter do te iki ose do te uli breket si zakonisht.

    Kush ka dy pare tru ne koke iken kohen me diell.

    1. Po mendon fiks fare sic deshirojne Rilindasit. Te ikin te gjithe te aftet dhe ata te vjedhin rehat delet e mbetura.
      Jo o zoteri, duhet te rrime ketu dhe t`ju shkulim dhembet!

  9. Fakti qe te gjithe vendet lindore nuk eshte justifikim per Rilindjen. Thjesht tregon qe dhe ne ato vende (ish komuniste) ka ca rilindas te moderuar (jo aq te pacipe sa rilindasit tanet).

  10. Kjo për faktin sepse ju dhe Partia Demokratike, nuk keni kuptuar asgjë nga qeverisja, edhe pse keni qenë në pushtet, nuk keni kuptuar asgjë nga përgjegjësitë kur qeveris, pasi ju gjithmonë jeni treguar të pangopur dhe të papërgjegjshëm. Sfido Doktorin Lulzim, pastaj nis dhe bëj karshillëk Edi Ramës. Je shumë larg tij, jo vetëm si kryetar partie dhe kryeministër, por edhe si fjalëmbajtur. Do të bindesh, kur tu votojnë shqiptarët.

  11. Po te kisha dhe une mbiemrin Bushati nuk do ikja nga shqiperia.
    Ne 1991 familja e Andit u zhduk nga Shqiperia,ku shkoi? Disa thane ne Turqi ,disa ne Tunizi dhe disa thane tek Kedafi ne Libi,biles moren dhe sherbetoren me vete per femijet.Andi u rrit ne mes te mjaltit dhe arrave,e pse te iki kurt ka mjalte prap.
    Do nderroj mbiemrin dhe nuk iki nga Shqiperia,

  12. E kuptuam jemi nje cop vend pa shtet dhe te gjithe komshinjt po mundohen te na gllaberojne, kush ekonomine kush territorin deri sa te mos ekzistoj me. Qellimi dihet, shperngulja e popullesise vendase dhe popullimi me arabe e afrikane. Per kete pyesni baba sorren dhe bijte e tij rilindas. Jo me kote ne mes te tiranes po krijohen geto me kulla shumekateshe. Per mirembajtjen e tyre dhe sarajeve te mafies duhen yzmeqarë. Me pas pushteti do jete i perjetshem dhe askush nuk do doje zgjedhje te reja. Nuk do kete më as kuza per korrupsion pasi pushteti i mje kaste te vogel do jete apsolut.

    1. Sorosi ate do, ta shani. vet e ka thene jam krenar per armikun tim. dhe nqs ju mendoni se jeni ju armiqt e tij….hahaha eee

      1. ai ka shqiperine ne dore, me ju qe e shani promovon mendim kritik dhe rrjedhimisht demokracine socialiste Merkel 4.0 ghghghg

  13. Nuk mund te kete asnje shpjegim tjeter pervecse zbrazjes se vendit nga popullsia vendase aktive per dy arsye. Se pari, politikanet driteshkurter shfryjne artificialisht tensionin social duke larguar ate shtrese te popullsise qe nuk pajtohet me realitetin dhe qe mund te perbejne kercenim per poziten e tyre ne nje moment te caktuar. Se dyti, nuk mund te perjashtohet nje axhende me globale nga forca te jashtme per zhvendosjen e popullsise vendase dhe zevendesimin me popullsi te tjera. Me pak fjale sjellja ne vendin tone e fuqise punetore nga vende te tjera. Kjo arsyeja e dyte mund te duket edhe me bindese duke marre ne konsiderate disa faktore.
    Dihet boterisht qe Mesdheu eshte nga vete fjala mesi i botes, mesi i qyteterimit boteror, por gjithashtu nje zone e lakmuar nga te gjithe. Kushdo qe mendon ndryshe e ka gabim. Shqiperia nga pozita gjeografike ndodhet ne Mesin e Mesdheut. Ka nje pozite gjeografike te favorshme per cdo gje. Ne shqiperi vetem frutat ekzotike nuk prodhohen se per cdo gje tjeter e ka klimen mjaft te favorshme. Si ka mundesi qe ne nje vend kaq te pasur nga burimet natyrore nje njeri nuk e shikon te arsyeshme te ndertoje te ardhmen e tij dhe te femijeve te tij. E vetmja mundesi eshte qe ka forca te tjera qe perpiqen tu nxijne jeten njerezve ne kete vend duke filluar nga kerkesat me bazike per arsim e shendetesi e duke vijuar pastaj me mundesite e punesimit, sistemin e drejtesise, etj, etj.
    Si ka mundesi qe ne nje vend si Shqiperia qe dikur kishte sistem ujitje dhe ne majat e maleve ne 2020 nuk ka ujesjelles per uje te pijshem dhe ka ndoshta kryeqytetin nder me te rrallet ne Bote se ne Evrope nuk diskutohet ku uji mungon 24 ore dhe mbahen akoma depozita mbi ndertesa, dhe jo me ne fshat qe nuk diskutohet fare per ujesjellesa. Si ka mundesi qe fshatari ose fermeri shqiptar privohet nga mundesia per te qene fermer duke i pamundesuar subvencionet per inputet bujqesore, nuk i mundesohet ujitja ne parcele, nuk i sigurohet prodhimi si ne vendet fqinje, jo me larg? Si ka mundesi qe arsimi ne Shqiperi ka rene aq poshte sa i ngjan nje kioske gjigande nga ato te viteve 90? Si ka mundesi qe per te patur sherbim shendetesor cilesor duhet te paguash qimet e kokes?

    Ka aq probleme ne kete vend sa do te ishte e veshtire te pranohej qe te gjitha keto jane rastesisht. Jo se vendet e tjera nuk kane probleme por duket qarte qe ketu problemet jane ne nje shkalle te tille sa i ben njerezit me aktive te ketij vendi te mendojne qe ikja eshte zgjidhja me e mire.

  14. Në Facebook janë patriotë, por në letra shesin interesat kombëtare. Në 27 prill të viti 2009, Lulzim Basha, në atë kohë Ministër i Jashtëm, me porosi të Sali Berishës, firmosi marrëveshjen famëkeqe detare me Greqinë, nga e cila Athina përfitonte 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon të Shqipërisë. Marrëveshja u nënshkrua në fshehtësi të plotë, duke anashkaluar edhe Presidentin e Republikës. Në tetor të vitit 2009, një muaj pas zyrtarizimit të qeverisë Berisha-Meta, Partia Socialiste i kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e marrëveshjes si antikombëtare. Në 26 nëntor 2009, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi paraprakisht kërkesën e PS, ku vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare dhe legjitimimin e PS-së si palë ankimuese.

    Seancat në Gjykatën Kushtetuese zgjatën deri në prill të vitit 2010, ndërsa u karakterizuan nga debate dhe polemika të forta. Për të mbrojtur marrëveshjen e me Greqinë, Sali Berisha kishte angazhuar si avokate të qeverisë së tij Marsida Xhaferllarin, Kuvendin me në krye Jozefina Topallin, Ministrinë e Mbrojtjes me në krye Arben Imamin dhe Ministrinë e Jashtme me në krye Ilir Metën, i cili muajt e fundit ka veshur petkun e patriotit. Nga ana tjetër, Partia Socialiste kundërshtonte paktin detar dhe përfaqësohej nga Saimir Tahiri dhe Damian Gjiknuri, të ndihmuar nga kolonel Myslym Pasha, i vlerësuar më vonë nga Ambasada Amerikane për qëndrimet e tij në mbrojtje të interesit kombëtar.Ja nje arsye per tu larguar nga ky vend kur salihu dhe likja e pushtuan per ta shkatarruar kete vend e keta njerez

  15. Fshehja e marrëveshjes dhe shmangia e Presidentit/ Pasi i fali detin Greqisë me firmën e Bashës, Berisha mblodhi Parlamentin për nder të Karamanlis

  16. Mendoj që po. Zoti Basha do të dëshironte shumë që të anashkalonte figurën e liderit historik në zgjedhjet e ardhshme”, – tha ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD mbi zhvillimet e fundit në këtë forcë politike.

    “Unë nuk e di sa duhet të ndikohet kryetari i PD nga njerëzit që i flasin për Atin.

  17. Marrëveshja e Partisë Demokratike-Athinë përmbante 6 pika: 1- Delimitimin e kufijve Shqipëri-Greqi në detin Jon;

    2- Hapjen e 6 varrezave të ushtarëve grekë në jugun e Shqipërisë; 3- Hapjen e shkollave greke në disa fshatra minoritarë; 4- Lejimin me ligj të ndryshimit të kombësisë nga shqiptare në greke të ortodoksëve shqiptarë nëpërmjet vendimeve gjyqësore; 5- Marrjen e një ministrie në qeveri nga minoriteti grek (Ministri Spiro Ksera); 6- Koalicion qeveritar me partitë e minoritetit grek.

    Berisha dhe Basha e mbajtën premtimin dhe i plotësuan të 6 pikat e marrëveshjes!

  18. Largimi i shqiptareve o Bushat eshte rezultati i qeverisjes se dhunes gjakatare edhe te gjyshit tend Hysni Kapos KRIMINELIT te Laberise !

  19. Sali Berisha se ai e shiti me vetëdije detin, për shkak se ai është peng i grekëve. Sipas tij, Berisha dhe Basha sot duhet të ishin në burg për këtë tradhti kombëtarë, por ata ja hodhën paq falë ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla që ishte vegël e tyre në krye të institucionit të akuzës. Ndërkohë zoti Klosi theksoi se dy personat që nuk duhet të flasin dhe reagojnë për këtë çështje janë binomi Berisha-Basha.

  20. Sipas Kopjacit te Mender Bazes ores 10:49 shqiptaret ikin ne vitet e Rilindjes se Berisha shiti detin ne 2010!
    Por Rama detin po e fal mor kaqol, shko e thuaja kete atij qelbesit koteceve Fatos Klosi.
    Dhe sill nje kopje te uturakut TemA ku faqe bytha Mender Baze justifikon zbrazjen e Shqiperise nga shqiptaret ne qeverine e Ripjellsave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu