• |
ide | kryesore

“Fatin duhet ta meritosh”: Stankovic ngacmon Tiranën e ka një urim për shqiptarët: “Përqafime nga zemra”

-Instant, Sport



“Fati është një faktor i rëndësishëm në jetë që duhet ta meritosh. Ne e kemi merituar fatin dhe e fituam”. Një frazë ngacmuese e thënë nga tekniku i Crvena Zvezda, Dejan Stankovic, në lidhje me komentin e bërë nga bardheblutë se kampionët e Serbisë fituan me fat. E megjithatë tekniku i Zvezda është kthyer të flasë për ndeshjen, në konferencë për shtyp, duke u shprehur i kënaqur me rezultatin: “Nuk ka rëndësi sa gola janë bërë 1 apo 10, por fitorja. Synimi u arrit, u kualifikuam. Do ta analizojmë ndeshjen. Kishim kundërshtar një ekip shumë të motivuar dhe të përgatitur, që bëri një ndeshje mjaft të mirë”.

Stankovic, në vendin tonë, ka shumë tifozë nostalgjikë të kohës kur ish-mesfushori luante për Inter. Duke e ndjerë këtë, në konferencën për shtyp, tekniku i Zvezda i ka rezervuar një koment edhe vizitës në Tiranë, duke i shtuar edhe një urim për të gjithë: “Jemi ndjerë shumë mirë. Njerëzit ishin shumë mikëpritës. Hera e parë që kam ardhur në Tiranë dhe na kanë pritur shumë mirë. Kam përshtypje mjaft të mira. Dua t’i falenderoj të gjithë. Një përqafim nga zemra”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *