• |
ide | kryesore

Italia kërkon ekstradimin e “Xhaxhait” të Ndraghetas

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Italia ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e Bujar Sejdinaj, i njohur ndryshe si ‘’Xhaxhai’’ pasi në korrik u arrestua për 20 kg kokainë në Spanjë.


Sejdinaj është etiketuar si përfaqësuesi i ‘’Ndrangheta-s’’, organizatës së famshme mafioze në Itali, për Ballkanin dhe Shqipërinë por edhe si përfaqësues i familjes mafioze ”Bellocco”


Kërkesa për ekstradim ka arritur dy ditë më parë në Ministrinë e Drejtësisë, njoftoi news 24. Ministria ia ka përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme. Kjo e fundit duhet t’ia japë prokurorit përkatës, që duhet t’ia dorëzojë Gjykatës për të marrë vendimin.

Vetë Bujar Sejdinaj ka dëshmuar se nuk ka lidhje me Ndrangheta-n, pasi është marangoz dhe vetëm një herë ka shkuar në Itali.

Ai u arrestua gjatë një operacioni të shtrirë në disa vende si Kosta Rika, Argjentinë, Itali e Shqipëri pasi pati negocime për blerjen e 20 kg kokainë në Spanjë. Gjashtë persona u arrestuan, mes tyre Bujar Sejdinaj dhe bashkëpuntori i tij Adrian Cekini, të dy nga Elbasani.

1 Comment

  1. Emigracioni neto (pra ikjet dhe kthimet) në vitet 2005-2010 ishte: 217. 000 vetë!

    Emigracioni neto (pra ikjet dhe kthimet) në vitet 2010-2015 ishte: 137. 000 vetë!

    Emigracioni neto (pra ikjet dhe kthimet) në vitet 2015-2020 ishte: 70. 000 vetë!

    Edhe njehere, numra te OKB, Departamentit te Ceshtjeve Ekonomike e Sociale, Divizioni i Popullsise.

    Bejini pak llogarite;

    354 mije shqiptare ka qene emigracioni neto ne kohen kur sorrat me pushtet përzinin shqiptarët!

    70 mije eshte pese vitet e fundit;

    Shume jane serish, por jane 5 here me pak se atekohe!

    Tani bertitet fort, shume fort, nga frika se mos dikush kujton qe keta kane qene ne pushtet dhe i kane perzene shqiptaret me avione e anije,

    makina e trena, nga ajri, toka e deti;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu