• |
ide | kryesore

Marreveshje për Uashington? Profesori amerikan zbulon detaje për dialogun Kosovë-Serbi në shtator

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Daniel Serwer, profesor në Universitetin e njohur “Johns Hopkins” në Uashington, ka thënë se “nuk është e sigurt” nëse diçka do të nënshkruhet në takimin e Uashingtonit, por nuk përjashtoi mundësinë e arritjes së “disa marrëveshjeve në fushën ekonomike, duke përfshirë edhe atë të Trepçës dhe Ujmanit”.


Serwer për gazetën serbe Danas ka thënë po ashtu se një marrëveshje për zona të veçanta ekonomike përgjatë kufirit midis Kosovës dhe Serbisë është e mundur.


“Gjithashtu, një marrëveshje për zona të veçanta ekonomike përgjatë kufirit midis Kosovës dhe Serbisë është e mundur. Dyshoj se do të ketë një marrëveshje për çështjet kryesore politike që lidhen me normalizimin e marrëdhënieve, sepse përshtypja është se Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë Kosovën si të pavarur dhe sovrane gjersa Prishtina nuk mund të pranojë asgjë më pak se kaq”, thotë Serwer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu