• |
ide | kryesore

Ndoqi e neutralizoi hajdutin: mbrojtësi i Manchester Utd bën superheroin

-Instant, Sport



Nga markimi hap pas hapi kundërshtarët në fushë, tek bllokimi i një keqbërësi nëpër rrugët e Vasteras, në Suedi. Victor Lindelof, mbrojtësi i Manchester United, ka ndjekur e bllokuar një hajdut cantash me bicikletë, që sapo i kishte rrëmbyer cantën një gruaje të moshuar 90 vjecare. Lindelof nuk ka dashur ta komentojë cështjen, por ka menduar e shoqja Maja që ka konfirmuar atë që ndodhi e që është publikuar në të përditshmen suedeze Aftonbladet. 26 vjecari suedez është falenderuar publikisht nga policia lokale.

“Ndërsa po ecnim në qytet, ndodhi dicka shumë e papëlqyeshme. Nuk dua të shkruaj shumë duke qenë se e di si funksionojnë këto gjërat e dëshmive. Por një zonje të sjellshme i vodhën cantën e ne e ndihmuam. Zot i madh, cfarë situate e cuditshme, stresuese dhe e vështirë. Zonja rimori cantën e saj e u desh të japim të dhënat tona” ka shkruar gruaja e lojtarit në blogun personal.

“Victor e ndjen se ka bërë dicka që do ta bënte gjithëkush në atë situatë”, ka thënë një burim anonim i Manchester United. Hajduti 30 vjecar duhet të përgjigjet tani për akuzën e vjedhjes e zotërimit të drogës për përdorim personal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *