• |
ide | kryesore

Presidenti Duka reagon pas eleminimit të Tiranës në Champions League

-Instant, Sport



Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka menjëherë pas ndeshjes KF Tirana – Crvena Zvezda, ka bërë një reagim në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar ka përgëzuar kampionen e Shqipërisë për paraqitjen në sfidën e UEFA Champions League të luajtur sot në “Air Albania Stadium”. Pavarësisht humbjes që solli eliminimin e ekipit shqiptar nga ky kompeticion, presidenti Duka u kërkon bardhebluve të shohin përpara dhe të vazhdojnë rrugën e nisur në kompeticionin tjetër europian, UEFA Europa League.

“Tirana, skuadra që nderoi futbollin shqiptar dhe luajti me dinjitet deri në çastet e fundit u largua nga UEFA Champions League. Ky përfaqësim dinjitoz i kampionëve të Shqipërisë, pavarësisht dëshirave dhe shanseve deri në çastet e fundit nuk u kurorëzua me kualifikim. Por kjo nuk duhet ta zhgënjejë familjen bardheblu. Forca Tirana! Europa League është një tjetër mundësi. Një tjetër mundësi! Sfida europiane vazhdon!”- shkruan presidenti Duka në rrjetet sociale.

https://www.facebook.com/PresidentiFutbollitShqiptare/posts/3118325301611346



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *