• |
ide | kryesore

Rama: Nuk do kemi mbyllje tjetër të Shqipërisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama ka pranuar se nuk mund të ketë një tjetër mbyllje dhe izolim tjetër të Shqipërisë në vjeshtë.

Sipas kryeministrit, edhe nëse ka valë të dytë nga COVID-19 nuk është opsion i vazhdueshëm mbyllja pasi sjell dëme dhe shkatërrime të tjera ekonomike dhe psikologjike.

“Kemi një sfidë të madhe publike. Siç e kanë thënë të gjithë specialistët e shëndetit. Siç e thonë të tërë sot, kjo betejë nuk zhvillohet vetëm në spital. Çdokush do të bëjë rolin e vet. Ndërkohë që virusi ju e keni thënë, nuk ka ardhur për të ikur as për 3 javë, as për 4 javë as për 4 muaj për një periudhë që askush nuk e di sa do të zgjasë. Nuk ja bëjmë dot ndryshe. Nuk zgjedhim dot mbylljen dhe izolimin si opsion të vazhdueshëm, sjell dëme dhe shkatërrime të tjera. Jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe social.”- u shpreh Rama nga takimi me mjekët sot në spitalin infektiv.



3 Comments

  1. Ti je i ikur o monster !Bemat e gjemat qe i shkaktove ketij populli me banden tende do kujtohen me shekuj si keqberesi me i madh i Shqipetareve ne histori !
    Pjelle e ndyre,e kesaj shoqerie !

  2. Nga artikulli – “Nuk zgjedhim dot mbylljen dhe izolimin si opsion të vazhdueshëm, sjell dëme dhe shkatërrime të tjera. Jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe social.”- u shpreh Rama.

    Uou s’po më besojnë sytë, vetë krye-ministri i Ri-vdekjes po thotë ato që kemi thënë ne, që izolimi shkatërron njeriun, por do gënjesh prap o Rama se e ke në gen, nuk të besojmë më. Te shohim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *