• |
ide | kryesore

Rama premton rritje ‘të konsiderueshme’ pagash për mjekët e infermierët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama premtoi një rritje të konsiderueshme pagash për të gjithë mjekët dhe infermierët, që prej muajsh po përballem me koronavirusin.

Gjatë një takimi me mjekët e Spitalit Infektiv, ku trajtohen të infektuar me Covid-19, kryeministri deklaroi se nuk flitet për një rritje page me 5 apo 7%, por duke filluar nga viti i ri 2021, do të ketë një rritje të konsiderueshme pagash.

“Duam të realizojmë një rritje të konsiderueshme pagash, jo 5 apo 7%. Do bëjmë një rritje pagash të konsiderueshme, ende po kalkulojmë për shumën. Përtej bonuesit 1 mijë euro, që ju si në vijën e parë do t’i merrni deri në fund, do të jeni në një nivel në mesataren e lartë të rajonit. Këtë duam ta bëjmë fakt në fillim të vitit të ardhshëm. Me të filluar viti të gjithë ju të keni një rritje në pagë. Është një objektiv i detyruar. Ne kemi ndërmarrë masa të caktuara, që të mos i lëmë mjekët të largohen. E vërteta është se largimi ka rënë ndjeshëm. Mesa kemi kuptuar, mjekët qëndrojnë jo nga halli, por shohin si mundësi të arsyeshme ta fillojnë këtu karrierën”, u shpreh Rama.



8 Comments

  1. Ah moj KERM e gjalle mbas 7 vjetesh do besh rritje pagash??? Po leket nga do vijn nga ekonomia e rrenuar apo do i maresh nga fondet BEs qe jane dhene per ndihmat qe jane dhene per termetin

  2. Përshëndetje!
    Është një lajm shumë i mirë rritja e rrogave të të gjithë të punësuarve në sistemin shëndetësor, pasi mund të pengoj hemorragjinë që e ka prekur këtë sistem, duke na çuar në nivele të krahasueshme me vendet më të prapambetura afrikane apo të atyre shteteve që janë në konflikt të përhershëm siç është p.sh. Afganistani.
    Gjithashtu, është po kaq e trishtueshme që për degë të tjerë të dijes as që nuk diskutohet ndonjëherë rritja e pagave, apo të paktën ristrukturimi i tyre dhe indeksimi apo stimulimi financiar në bazë të kualifikimeve që gjithsecili punonjës ka fituar.
    Shpeshherë kjo shpërfillje për rritje pagash, për ata që gëzojnë tituj apo grada shkencore, është argumentuar me inflacionin e krijuar dhe dhënien e tyre pa kriter dhe në shkelje të ligjeve, realizuar kjo nga ata që duhet të ishin në fakt shembull për t’u ndjekur, profesorët.
    Me ardhjen në pushtet të Qeverisë Rama 1, u kaluan në sit të imët të gjitha dosjet e doktoraturave apo profesorëve, u realizua i ashtuquajturi proces i veting – ut në sistemin arsimor shqiptar, ku u vërejtën të gjitha shkeljet e kryera nga qendrat universitare për dhënien e titujve dhe grada, jo vetëm për gradat e ciklit të tretë të studimeve (doktoraturat), por edhe për marrjen e titujve më të lartë akademikë si profesor i asociuar apo profesor. Megjithëse raportet e realizuara, asnjë mase nuk u morr për heqjen e këtyre titujve fals, duke e katandisur kërkimin shkencor në vend akoma më keq së ç’ishte. Dhënia e gradave pa asnjë lloj merite dhe kriteri, në kundërshtim me udhëzimet KM dhe Ministrisë së Arsimit, rrjedhimisht çuan në inflacion gradash, duke djegur të njomin me të thatin.
    Pikërisht kjo mungesë marrje masash nga qeveria dhe mbajtja e dosjeve nëpër sirtarët e ministrisë, është pafalshme. Kjo sjellje të lejon të mendosh për një shtet me mentalitet banditi, i cili i mban dosjet për të shantazhuar profesorët që i kanë dhënë këto tituj, por njëkohësisht për të krijuar një elitë fallco me tituj shkencor dhe shtypur ato pak individë që e kanë marrë titullin me duke u rraskapitur nga orët e gjata te leximit dhe studimit, por duke u shkundur financiarisht.
    Kjo kategori është e pavlerësuar dhe paguhet njësoj si edhe një njeri që ka marrë një diplomë të thjeshtë bachelor.
    Hemorragjia ndalohet me një vlerësim real të të gjithave fushave të dijes, pasi shoqëria dhe Shqipëria, krahas mjekësisë, ka nevojë për të gjitha degët e tjera të dijes e shkencës për progresi.
    Ju lutem, mos diskriminoni fushat e tjera të dijes, nuk ndodh askund të botë.

  3. Nga burime te sigurta prane KM-se rritja e rrogave do te jete spektakolare, plot 50%!
    Per shembull, nje kirurg qe ben 30-40 operacione ne muaj dhe sot e ka rrogen mujore aq sa merr Beqe-PPP-ja per zierjen e veglave te dy operacioneve te tij, duke filluar nga maji 2021(nje muaj para zgjedhjeve) do te paguhet sa sterilizimi i tre pale veglave!
    Kurse infermjeria e salles se operacionit qe i asiston kirurgeve ne 50-60 operacione ne muaj do ta kete rrogen sa sterilizimi i dy pale veglave!

  4. Monster,ke 7.5 vite qe ua ul pagat jo vetem mjekeve por 95 % te Shqiptareve !
    Asnje vit,nuk ke indeksu inflacionin o pleh njeri !Po te vjen ngordhja dhe u bere i mire ?!?!E ke kot o rrot kari,nuk ka njeri ne kete vend we te beson me edhe ata qe te qeshin,te qeshin nga zori,se askush nuk te honeps me !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *