• |
ide | kryesore

Ronaldinho lirohet në transmetim direkt: mund të largohet nga Paraguay, por me një kusht

-Instant, Sport



Pas 5 muajve burgim të kaluar në Paraguaj për shkak të akuzës, bashkë me vëllain e tij Roberto de Assis, se ka hyrë në vend me dokumente false, Ronaldinho është lëshuar e tashmë “është i lirë të udhëtojë në cdo vend të botës, por duhet të njoftojë nëse do të ndryshojë vendbanimin në mënyrë të përhershme”, si ka vendosur gjykatësi Gustavo Amarilla në përfundim të një seance që zgjati tre orë e u transmetua direkt në tv. Ish-Topi i Artë ishte arrestuar në 6 marsin e kaluar e nga 7 prilli ishte në arrest shtëpie në një hotel luksoz.

Gjykatësi vendosi pagesën e një gjobe prej 90 mijë dollarë për “dame ndaj shoqërisë” e, si pjesë e akordit, të dy do të jenë të detyruar të shfaqen përpara drejtësisë braziliane cdo katër muaj për një vit. Për më tepër, duhet të komunikojnë një rezidencë fikse në Rio de Janeiro ku mund të lokalizohen në cdo moment. Tani, sapo kanë marrë autorizimin, të dy duhet të kthehen në Brazil me një fluturim privat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *