• |
ide | kryesore

Thaçi i kërkon Parlamentit zgjatje të mandatit të Gjykatës Speciale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u kërkoi deputetëve të Kuvendit të Kosovës që t’ia zgjasin mandatin Gjykatës Speciale, apo siç njihet me emrin zyrtar, Dhomat e Specializuara në Hagë.

Këtë kërkesë presidenti e bëri përmes një video-mesazhi në profilin e tij social, drejtuar deputetëve dhe qytetarëve të Kosovës, duke shpresuar që deputetët do ta mbështesin kërkesën e tij. Mandati i Gjykatës Speciale përmes një ligji të miratuar në Kuvendin e Kosovës është pesë vjet dhe ai skadon këtë vit.

“Sado e dhimbshme, sado e gjatë, sado e padrejtë të duket në raste të caktuara, rruga e zbardhjes së çdo pretendimi për krime lufte si dhe rruga e pastrimit të njollave të vëna padrejtësisht mbi luftën tonë dhe veçanërisht mbi UÇK-në, nuk kanë asnjë alternativë tjetër përveç rrugës së drejtësisë”, tha presidenti.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në fund të qershorit publikoi një aktakuzë ende të pakonfirmuar që e ngarkon presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Akuza akoma nuk është konfirmuar nga Gjykatësi i Procedurës paraprake që ka afat deri në fillim të muajit tetor. Presidenti më herët ka deklaruar se ai do të japë dorëheqje nga posti i tij nëse konfirmohet kjo aktakuzë.

Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë, me një mandate 5-vjeçar, u themelua në vitin 2015. Ajo vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, financohet nga BE-ja dhe është e gjitha me personel ndërkombëtar.



1 Comment

  1. Keto te ashtuquajtura gjykata, me mandate mafioze, ekstra territoriale, jane pjella dhe ne sherbim te kriminelit nazist soros.
    Mafia masono-sorosiane, te vret, te zhduk, te eleminon dhe keto krime kerkon qe t’i beje duke perdorur mekanizma ne dukje legale, si gjykatat dhe prokurorite.
    Edhe ne SHBA, nazisti soros, duke perdorur, korrupsionin, rryshfetet, manipulimet, ka ndikuar dhe ndikon ne “zgjedhjen”, caktimin e sherbetoreve te tij, si gjykates distriktesh e me lart ne piramiden e sistemit. Ky fenomen, i pahetuar me pare, po hetohet nga FBI, PRANDAJ nazisti soros DHE BANDITET SHERBETORE TE TIJ, NUK HEQIN DORE DERI NE SHKATERRIMIN PERFUNDIMTAR TE SISTEMIT TE DREJTESISE NE SHQIPERI, sepse drejtesia e kapur eshte garanci per t’i mbrojtur keta armiqe te betuar, te races njerezore!
    Jo vetem qe nuk duhet zgjatur mandati i kesaj pjelle te ndyre sorosiane, ne Kosove, por duhet bere gjithca qe keta plera te shporren sa me pare, nga Republika e Kosoves!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *