• |
ide | kryesore

Video/ Ofensivë me fishekzjarre në mesnatë: ultrasit e Tiranës lënë pa gjumë Crvena Zvezda

-Instant, F1, Sport, Video



Nuk është hera e parë në absolut, por është padiskutim hera e parë që strategjia e lënies pa gjumë të kundërshtarëve aplikohet në Shqipëri. Tifozët ultras Tirona Fanatics kanë tronditur gjumin e futbollistëve të Crvena Zvezda, duke kryer një ‘sulm’ fishekzjarresh në afërsi të hotelit ku janë akomoduar futbollistët serbë.

Ashtu si dëshmojnë vetë “Fanatics” në faqen e tyre zyrtare për Zvezdan ishte “Koha për t’u zgjuar!”, edhe pse strategjia për ti prishur qetësinë kundërshtarëve, në mënyrë që të mos pushojnë si duhet para ndeshjes së raundit të dytë të Champions, nuk është kryer e plotë. Bëhet fjalë vetëm për një valë fishekzjarresh, ndërkohë që shembujt e ndodhur më parë, një ndër më të spikaturit para Liverpool-Barcelona, kanë patur orare precize të përsëritura për ti lënë kundërshtarët pa gjumë.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *