• |
ide | kryesore

5 mënyra për të shtuar peshë në mënyrë të shëndetshme

-Instant, F1, Stil



Nëse doni të keni disa kilogramë më shumë, nuk do të thotë që të abuzoni me pijet freskuese apo ëmbëlsirat, pasi kjo nuk është e shëndetshme.

Nuk janë të pakta rastet kur njerëzit me peshë normale, ose pak nënpeshë, kalojnë në diabet të tipit 2 ose përjetojnë sëmundje kardiovaskulare dhe probleme të tjera shëndetësore, thjesht nga abuzimi me ushqimin në përpjekje për t’u shëndoshur. Më poshte ju paraqesim disa nga menyrat për të shtuar peshë përmes të ushqyerit shendetshë m

1. Hani më shumë proteina
Muskuli është i përbërë nga proteina dhe pa ato, shumica e kalorive shtesë përfundojnë si yndyrë e trupit (dhjam). Ushqime të pasura me proteina janë mishi, peshku, vezët, produkte të qumështit, arrat etj.

2.Hani të paktën 3 vakte të bollshme dhe hani midis vakteve
Sigurohuni të hani të paktën tre vakte në ditë dhe mundohuni që të konsumoni diçka si fruta të thata midis vakteve.

3.Hani ushqime me salca dhe erëza
Një ndër gjërat më problematike të njerëzve nënpeshë është se nuk kanë oreks për ushqim dhe zakonisht e kanë të vështirë ta përfundojnë vaktin. Kështu shtoni salca dhe erëza për t’i dhënë shije. Sa më i shijshëm ushqimi, aq më shumë kalori.

4. Ushqime që do t’ju japin energjinë e nevojshme: arra, bajame, kikirikë, rrush i thahtë, hurma, qumësht, kos, djathë, tërshërë, patate të ëmbla, mish pule, gjalpë kikiriku, çokollatë e zezë.

5. Ushtrohuni me pesha
Në vend që kaloritë t’ju shkojnë si masa dhjamore, ushtrohuni me pesha në mënyrë që të depozitohen te muskujt. Shkoni në palestër 2-3 herë në javë dhe ngrini pesha. Niseni me pesha të lehta dhe rritini gradualisht. Nëse nuk shkoni dot në palestër (meqë është edhe kohë pandemie tani), stërvituni në shtëpi.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *