• |
ide | kryesore

Analiza/ Rama dogji negociatat me BE për strategjinë elektorale të PS

Arkiva, Kryesore, Lajme



Media online Euroactiv, e specializuar për artikujt e politikbërjes europiane i ka kushtuar një shkrim pritshmërive mbi axhendën e zgjerimit të Bashkimit Europian këtë vjeshtë. Artikulli nis me saktësimin se Ballkani Perëndimor qëndron lart në anxhendën e BE-së për muajt e ardhshëm, madje do të jetë një nga momentet kyçe të procesit.

Komisioni është “i armatosur” me një metodologji të re shkruan Euroactiv, dhe pritet të bëjë publike paketën e zgjerimit, që analizon të gjithë procesin dhe përmban raporte të veçanta për zhvillimet në secilin prej vendeve.

Euroactiv përshkruan në pak rreshta ecurinë e secilit shtet, duke i kushtuar Shqipërisë këto fjalë:

“Mbi Shqipërinë rëndojnë ende shumë kushte para se të nisin negociatat, pasi vendi mori aq shumë të dëshiruarën, dritën jeshile këtë pranverë. Pasi lavdëroi Shqipërinë se kaloi reformën zgjedhore, një nga parakushtet e vendosura, Bashkimi Europian ishte më pak se enuziast të dëgjonte për ndryshimet kushtetuese që u bënë nga socialistët në pushtet dhe për të cilat opozita tha se ishin të motivuara politikisht. Shtyrje të tjera për fillimin e negociatave me Bashkimin Europian duken në horizont” Euroactive.

Paralajmërimi vjen i qartë: Vendimi personal i Ramës për të ndryshuar Kushtetutën, mund t’i kushtojë vendit shtyrjen e negociatave. Sepse kalimi i reformës zgjedhore me konsensus ishte një nga dy kushtet e vendosura nga Këshilli Europian, që duhej plotësuar për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare.

Kushti i dytë ishte nisja nga puna i Gjykatës Kushtetuese. As njëra, as tjetra nuk janë plotësuar dhe kjo nuk është diçka që kalon pa u vënë re nga presidenca gjermane e Këshillit Europian.

PRISHJA E KONSENSUSIT

Rama krijoi idenë se do të kishte konsensus, kur arriti një marrëveshje për identifikimin biometrik me PD dhe LSI në 5 Qershor. Opozita doli pjesërisht e kënaqur, por e firmosi paktin nën presionin e hapur të ambasadës amerikane. Sipas marrëveshjes PS, PD, LSI çdo votuesi do t’i merren shenjat e gishtave ditën e zgjedhjeve. Palët nuk ranë dakort për depolitizim të administratës, megjithatë konsensusi u dha nga të dyja anët.

Por Rama kishte plane të tjera në kokë.

Bashkë me një grup deputetësh zëvëndësues të PD dhe LSI, kryeministri hartoi ndryshimin e Kushtetutës për listat e hapura, një version që përjashton automatikisht koalicionet parazgjedhore. Lëvizja u konsiderua një lojë e pastër në interes të Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme. Duke qenë i vetëm në qeveri, Rama i detyroi edhe partitë e tjera të dalin vetëm në zgjedhje. Ndalimi i koalicioneve u bë me pretekstin e hapjes së listave.

Votimi i 31 Korrikut kur u ndryshua Kushtetuta, u krye pasi opozita e bëri të qartë se ishte kundër, se po prishej marrëveshja e 5 Qershorit dhe se në këtë pikë, nuk kishte më konsensus për reformën zgjedhore mes palëve.

FERKIMI ME AMBASADORET

Për të kuptuar zhgënjimin e ambasadorëve, mjafton të dëgjosh fjalimet e tyre patetike pas arritjes së marrëveshjes së 5 Qershorit, kur flisnin për fitoren e popullit shqiptar, momentin historik apo për integrimin në Bashkimin Europian.

Votimi në Kuvend i ndryshimeve kushtetuese dhe prishja e marrëveshjes me opozitën, nuk i la të kënaqur përfaqësuesit ndërkombëtarë. Pak minuta pasi Kuvendi votoi, zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero tha se “është për të ardhur keq që nuk është caktuar më shumë kohë në fazën përgatitore për të gjetur një kompromis me të gjitha partitë në Këshillin Politik”.

Në anën tjetër ambasada amerikane tha për ndryshimet e Kushtetutes se “është për të ardhur keq që (vendimi) nuk u mor në të njëjtin frymë me të cilën u arrit marrëveshja e 5 qershorit”.

Pikërisht për reagimet e ndërkombëtarëve, për herë të parë që kur u ul në postin e kryeministrit, Rama nisi të flasë me tone sovraniste.

“I takon shtetit shqiptar që të vendosë përmes parlamentit të vet, se cfarë bën me sistemin zgjedhor, nuk është zgjedhje që kemi detyrimin ta ndajmë me ambasadoren amerikane, as të BE-së as me askënd tjetër duke i konsideruar zot në vendin e tyre. Nuk është përgjegjësia e ambasadores amerikane, Uashingtonit, Brukselit apo Berlinit që ne prej 30 vitesh kërkojmë në anglisht zgjidhjen e problemeve tonë. Nuk është përgjegjësia e tyre. Kur dëgjoj ambasadoren amerikane që thotë se ‘do i ndjekim me vëmendje drejtuesit politikë a do e mbajnë fjalën apo do e mbajnë fjalën’, sinqerisht nuk më vjen mirë, jo për veten time, por për të gjithë ne”.

Retorika ishte e rrallë për Ramën dhe u pa si thyerje mes tij dhe dy ambasadorët Juri Kim dhe Luixhi Soreca. Të dy e kishin duartrokitur Ramën në marrëveshjen e 5 Qershorit, por kur ai nisi negociatat me Myslym Murrizin, ambasadorët u kapën në befasi. Deri në momentin e fundit, dy ambasadorët i kërkuan kryeministrit të mos nxitohej dhe të mos e ndryshonte Kushtetutën pa konsensus, por kreu i Partisë Socialiste nuk u ndal.

KUSHTET E BE PER KONFERENCEN E PARE

Përfundimet e Këshillit Europian që përmbajnë 15 kushtet u miratuan në 25 Mars të këtij viti nën titullin “Zgjerimi dhe Procesi i Stabizilizim-Asociimit—Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë”.

Më pas, në 19 qershor, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë ku “thekson 15 kushtet e përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian që Shqipëria duhet të jenë përmbushur përpara se të thirret Konferenca e parë Ndërqeveritare me Shtetet Anëtare.”

Ekzistenca e kushteve nga Këshilli Europian është mohuar dhe relativizuar vazhdimisht nga kryeministri Rama. Ai shpesh thotë se i gjithë procesi i pranimit në Bashkimin Europian është në thelb, një varg kushtesh, që vazhdojnë me vite.

Por kësaj radhe, vendimi i Ramës për të ndryshuar Kushtetutën me qëllim realizimin e strategjisë elektorale të Partisë Socialiste ka dominuar mbi kërkesën e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave, që ishte konsensusi me opozitën. Mbetet për t’u parë, nëse Rama i ka bërë llogaritë për fitore në zgjedhjet e ardhshme. Në të gjitha rastet, vetëm ambicia e tij për një mandat të tretë, po mjafton për të na mbajtur më larg Bashkimit Europian.©Lapsi.al



13 Comments

  1. I degjeneruari, mendon se eshte plere derrash vete dhe hajt se ja futem popullit, jo ore shkerdhat jo se ike per lesh qeni kot e ke se te jan mbaruar ditet ke dhe ca min.

  2. RAMA NUK ESHTE HERA E PARE QE E DEMTON SHQIPERIN DERI NE PALC NJEHER I DHA CLSIN E TIRANES KENGETARIT SERB AI KENGETAR QE KISHTE KENDUAR ME MUSHKRIT E ZEMRAT E SHQIPTARVE VARUR PER QAFE,SHPERTHIMI I GERDECIT PATI APO SPATI DIJENI PARA PJASJES NDOSHT BASHKE ME RUSET ARSYA PENGIMI I SHQIPERIS MOS TE FUTET NE NATO, HAP KUKTI DY VJET DOGJI SHQIPERIN VETEM E VETEM PRE MOS HAPJEN E NEOCIATAVE PASTAJ MBYLL KUTIT DERI NE DY VJET PRAP PER PENGIMIN E HAPJES SE NEGOCIATAVE ,DHE PRAP ME HAJNIN ERION VELIA NE VJESHTEN E VITIT 2013 ISHIN GATI POR LOJA ME GRISELDEN E TE TJERA TE HAJINIT VELIA DHE RAMA E LAN JASHTE SHQIPERIN KJO KA QENE NJE LOJE E PREGATITUR NGA RAME TEK URAT E PARISIT ME MAFJEN RUSE-SLLAVE,SORJANE DHE TE GJITHE SOROLLUPI KUDER SHQIPTAR,DHE KUNDER NJERZIM. PASTA PER 7 VITE E KEMI PARE CFARE KA BERE TE GJITHE ISH SIGURIMSIT I KA GRADUAR DHE POPULL SKA NEVOJ PER SHTJELLIM TE KESAJ CESHTJE DIHET ME SIGURI NGA SHKOJM DY RRUG KA O LARGOU NGA SHQIPERIA O ULE KOKEN DHE DUROJ DHE PER 70 VJET TE TJERA NIPAT,STERNIPAT E GJOJA PARTIZANEVE FASHIST.SHQIPERIA RRESHQITI DREJT RUSIS KJO SESHTE E LARGET KUR E THJA KETE NE KETE PORTAL PARA 4-5VITESH DUKEJ HABI POR JA ARITEM PAS REFORMES NE DREJTESI DO HAME ME LUG FLORIRI PASI TE VENDOSIM TE GJITHE ISH SPIUNET NIPERIT -STERNIPAT NE PER VENDET E CAKTUAR PO PO NE SHQIPTARET HAME BARE E DOREN SJA SHTRIM KUJT PRA KJO DITE SESHTE E LARGET SHQIPERIA SHKEMB GRANITI BUZ ADRIATIKUT SHKELQEN DHE NE JEMI SHTET SOVRAN MOS LUAJ EROP SE TE DJEGIM……………..JA KETU DO JEMI ………..

  3. S’ka nevoje per analiza te hollesishme – cdo diktator kerkon natyralisht t’i rrije larg BE-se, dmth larg rregullave, kontrollit dhe pergjegjesise publike!

  4. Basha: Kur të jem unë kryeministër pagat për bluzat e bardha 1200 euro.Loqja e majte e salihut duke pare enderr nga vilat e oligarkeve

    1. “Ne do ti anullojmë koncesionet korruptive dhe paratë do të përdoren për mbështetje reale për mjekët dhe infermierët, me rritje pagash, me pajisje dhe kushte më të mira për tju shërbyer qytetarëve. Me planin tonë ne do të mundësojmë ndryshimin e madh në shëndetësi me paga dinjitoze të niveleve rajonale për ta: 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët”.
      Ndersa premtimi i rames “shendetesi falas” nuk ishte enderr por mashtrim

  5. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

    Nje i droguar dhe i semure psiqik,Kryeminister!
    Ne histori njhet vetem Hitleri.

  6. Vetem me qene idiot te besosh se kesaj kaste politike i intereson BE. Nëse vjedh fondet e BE-se nuk te fal kryeprokurorja Laura Codruta Kövesi, ndersa ketu vidhi sa te duash shqipetaret se nuk marrin vesh dhe SPAK nuk e ve ujun ne zjarr se eshte i kapur.

  7. Kjo për faktin sepse ju dhe Partia Demokratike, nuk keni kuptuar asgjë nga qeverisja, edhe pse keni qenë në pushtet, nuk keni kuptuar asgjë nga përgjegjësitë kur qeveris, pasi ju gjithmonë jeni treguar të pangopur dhe të papërgjegjshëm. Sfido Doktorin Lulzim, pastaj nis dhe bëj karshillëk Edi Ramës. Je shumë larg tij, jo vetëm si kryetar partie dhe kryeministër, por edhe si fjalëmbajtur. Do të bindesh, kur tu votojnë shqiptarët.

  8. Ti i ores 17 e39 qenke nje gomar Noci nje super hajdut i rraces se hajduterve te kuq se ndryshe s ke si komenton ore i semur si babai yt Edvin pordha.????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *